KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 1:49 pm
39 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Qeveria po përgatit një riorganizim të gjerë të institucioneve që merren me pronën në Shqipëri. Një projektligj i ri, i hedhur për konsultim publik, parashikon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës (ASHP), një strukturë e vetme që do të përqendrojë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, administrimin e kadastrës, trajtimin e pronave shtetërore dhe procesin e kompensimit të ish-pronarëve.

Nëse drafti miratohet në formën aktuale, Agjencia e re do të krijohet nga bashkimi dhe riorganizimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP). Projektligji përcakton se ASHP duhet të krijohet dhe të nisë aktivitetin jo më vonë se gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

Vetë qëllimi i projektligjit është ndërtimi i një organi qendror që do të unifikojë procedurat dhe rregullat për shërbimin kadastral, pronat e paluajtshme shtetërore dhe përfundimin e kompensimit të ish-pronarëve. Pra, ndryshimi nuk është vetëm emërtim institucional, por synon të vendosë nën të njëjtën çati disa prej proceseve më të rëndësishme që lidhen me pronësinë.

Një agjenci për Kadastrën, ish-pronarët dhe pronat e shtetit

Kompetencat që drafti i jep ASHP-së janë të gjera. Agjencia do të regjistrojë pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, do të merret me përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore të pronësisë, me njohjen dhe kompensimin e ish-pronarëve, si edhe me inventarizimin dhe përditësimin e pronave shtetërore.

Në të njëjtën kohë, ASHP do të kryejë regjistrimin dhe transferimin e pronave shtetërore ndërmjet subjekteve publike, me përjashtim të shoqërive tregtare shtetërore. Një tjetër kompetencë e rëndësishme është përfaqësimi i pronarit “Republika e Shqipërisë” për pasuritë shtetërore që nuk janë në administrim, përdorim apo pronësi të subjekteve të tjera publike. Agjencia do të realizojë gjithashtu proceset e disponimit të pasurive të paluajtshme shtetërore.

Në strukturën e re do të funksionojnë dy drejtori të posaçme: Drejtoria e Trajtimit të Pronës, që do të vijojë funksionet që lidhen me trajtimin dhe kompensimin e pronave, dhe Drejtoria e Pronave Shtetërore, e fokusuar te administrimi i pronës së shtetit.

ASHP do të jetë person juridik publik në varësi të Kryeministrit. Financimi do të sigurohet nga të ardhurat e vetë Agjencisë, buxheti i shtetit, donacionet, financimet e huaja dhe kreditë. Të ardhurat e krijuara nga aktiviteti do të administrohen përmes Thesarit të Shtetit dhe do të përdoren për financimin e veprimtarisë së Agjencisë. Projektligji parashikon edhe krijimin e një fondi rezervë vjetor për mbulimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga veprimtaria kadastrale.

Këshill me 9 anëtarë, Drejtori emërohet nga Kryeministri

Modeli drejtues parashikon dy organe kryesore: Këshillin Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm.

Këshilli Drejtues do të ketë nëntë anëtarë, përfaqësues të Kryeministrisë, Ministrisë së Drejtësisë, Financave, ministrive përgjegjëse për bujqësinë, zhvillimin urban, ekonominë dhe pushtetin vendor, si dhe të Avokaturës së Shtetit dhe autoritetit përgjegjës për informacionin gjeohapësinor.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri. Ai do të mbështetet nga dy zëvendësdrejtorë të përgjithshëm, njëri prej të cilëve do të drejtojë strukturën përgjegjëse për ankimin administrativ.

Agjencia do të organizohet në nivel qendror dhe vendor, duke ruajtur drejtoritë vendore që do të administrojnë kadastrën dhe dokumentacionin e pronësisë për zonat në juridiksionin e tyre.

Certifikata e pronësisë merr rol qendror

Projektligji vendos një peshë të veçantë mbi certifikatën e pronësisë. Ajo përcaktohet si dokumenti unik dhe i papërsëritshëm që provon titullin e pronësisë, statusin ligjor dhe kufijtë e pronës.

Pas regjistrimit fillestar apo çdo kalimi pronësie, drejtoria vendore duhet të lëshojë certifikatën, e cila shoqërohet me kopjen e kartelës dhe hartës kadastrale. Pas ndryshimit të pronësisë, bashkimit apo ndarjes së pasurisë do të lëshohet dokumentacion i ri, sipas gjendjes së përditësuar.

Një parashikim me rëndësi për sigurinë e transaksioneve është se, sipas draftit, pasuria që është certifikuar nga drejtoria vendore nuk do t’i nënshtrohet verifikimit të origjinës së pronës kur mbi të kryhen transaksione të tjera.

Projektligji përcakton gjithashtu se regjistrimi dhe lëshimi i certifikatës garantojnë formalisht titullin e pronësisë në favor të pronarit ose bashkëpronarëve dhe, me lëshimin e certifikatës, pronarit i lind e drejta për ta disponuar pronën, për aq sa mbi të nuk ekziston barrë hipotekore.

Gabimet e Kadastrës do të korrigjohen pa pagesë

Një pjesë që prek drejtpërdrejt qytetarët lidhet me gabimet në të dhënat kadastrale. Drafti përcakton se drejtoria vendore është e detyruar të korrigjojë gabimet në kartelë dhe hartën kadastrale në raport me dokumentacionin e pronësisë ose gjendjen faktike të pasurisë.

Kur gabimi është shkaktuar nga vetë drejtoria vendore ose strukturat e pronës shtetërore, korrigjimi nuk tarifohet. Në rastin e problemeve në hartën kadastrale mund të urdhërohet edhe riverifikim në terren. Refuzimi për të korrigjuar gabimet e veta sjell përgjegjësi për drejtorinë vendore.

Drafti parashikon gjithashtu një sistem periodik për përditësimin e informacionit kadastral. Përditësimi do të lidhet ndër të tjera me ndryshimin e vlerës së pronës sipas tregut, ndryshimet natyrore, ndërhyrjet në infrastrukturë dhe ndërtime, regjistrimin fillestar dhe përmirësimin e zonave kadastrale.

Më pak dokumente që qytetari duhet t’i çojë vetë

Një tjetër parim i projektligjit është që pronari të mos detyrohet t’i paraqesë Agjencisë dokumente që institucioni i disponon vetë.

Për pronarët dhe titullarët e të drejtave reale parashikohet që shërbimi kadastral të ofrohet duke u mjaftuar me identifikimin e tyre. Për titujt e regjistruar, ASHP duhet të verifikojë vetë lidhjen e pronarit me pronën, pa e detyruar atë të sjellë dokumentacion që lëshohet nga vetë drejtoria vendore.

Në një tjetër zhvillim, informacioni bazë mbi hartën kadastrale dhe adresën e pronës parashikohet të bëhet publik pa qenë e nevojshme paraqitja e një kërkese.

Gjobë deri në 500 mijë lekë për shkeljet dhe vonesat

Projektligji parashikon përgjegjësi administrative edhe për punonjësit. Shkelje konsiderohen, ndër të tjera, vonesat në përgjigjen ndaj kërkesave, tejkalimi i afateve të regjistrimit, humbja e dokumentacionit dhe ndërhyrjet e paautorizuara në regjistrat e kadastrës.

Për këto raste parashikohen gjoba nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të shkeljes dhe pasojave të shkaktuara për përfituesin e shërbimit.

Në raport me qytetarët, drafti ruan dy rrugët e kundërshtimit. Kundër akteve kadastrale ose mosveprimeve të Agjencisë mund të bëhet ankim administrativ pranë strukturës përgjegjëse, por subjektet e interesuara mund t’i drejtohen edhe drejtpërdrejt gjykatës kompetente, pavarësisht nëse e kanë ndjekur më parë ankimin administrativ.

Çfarë ndodh me punonjësit e Kadastrës dhe ATP-së?

Kalimi drejt institucionit të ri do të bëhet gradualisht. Arkivat, sistemet elektronike dhe digjitale, mjetet e punës, logjistika dhe baza materiale e institucioneve që ristrukturohen do të transferohen dhe integrohen në ASHP.

Për punonjësit parashikohet një periudhë tranzitore. Të gjithë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të konsiderohen punonjës të ASHP-së për një periudhë kalimtare gjashtëmujore, nëse nuk preken nga ristrukturimi dhe plotësojnë kriteret e kualifikimit të përcaktuara.

Ndërkohë, Kryeministri duhet të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së re brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa brenda 15 ditëve parashikohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues, ku do të propozohet struktura, organika dhe niveli i pagave.

Për tre vitet e para, financimi i Drejtorisë së Posaçme të Trajtimit të Pronës do të sigurohet nga buxheti i shtetit. Pas kësaj periudhe, Këshilli i Ministrave do të vendosë nëse financimi do të vazhdojë nga buxheti apo shpenzimet do të mbulohen përmes vetëfinancimit të Agjencisë.

Në thelb, projektligji sjell një centralizim të administrimit të pronës në Shqipëri, duke bashkuar në një institucion të vetëm Kadastrën, funksionet e trajtimit dhe kompensimit të ish-pronarëve dhe administrimin e pronave shtetërore.

 

Marrë gna Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Artikulli tjetër Saksonët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.