KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 9:58 am
86 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një stuhi e fuqishme goditi të enjten një pjesë të madhe të Italisë, duke shkaktuar dy viktima, përmbytje, rrëshqitje dheu dhe probleme të mëdha në komunikacion. Zjarrfikësit kryen qindra ndërhyrje në të gjithë vendin, ndërsa situata ishte veçanërisht e rëndë në veri të vendit dhe në Toskanë.

Në Latisana, pranë Udines, një grua humbi jetën pasi makina e saj mbeti e bllokuar në një nënkalim të përmbytur. Ajo u mbyt në automjet, pavarësisht përpjekjes së karabinierëve për ta shpëtuar.

Zona mes Latisanës dhe Lignanos u godit nga përmbytje të mëdha, ndërsa lumi Tagliamento doli nga shtrati. Në San Michele al Tagliamento, zjarrfikësit shpëtuan nga një makinë të bllokuar për shkak të motit të keq një grua shtatzënë.

Tragjedia e dytë ndodhi në Sinalunga, pranë Sienës, ku humbi jetën një grua rreth 80 vjeç. Sipas informacioneve të para, ajo kishte shkuar për të mbyllur një dritare kur era e fuqishme theu xhamin dhe një copë e tij i preu një venë. Gruaja humbi shumë gjak në shtëpi dhe mjekët, kur mbërritën, nuk mundën ta ndihmonin më.

Moti i keq shkaktoi probleme në të gjithë vendin. Në Valtellina, 45 persona u evakuuan për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa në Toskanë u regjistruan më shumë se 63 mijë goditje rrufeje.

Në ishullin Elba, një stuhi e fuqishme për vetëm rreth 20 minuta përmbyti pjesë të Portoferraios, ndërsa në Cecina ranë më shumë se 80 milimetra shi për më pak se dy orë.

Stuhi pati edhe në Trieste, ku disa rrugë u mbuluan nga 15 centimetra ujë. Në Romë u rrëzuan pemë dhe degë, u përmbytën rrugët, ndërsa një rrufe i vuri flakën një pishe. Zjarrfikësit shpëtuan edhe shoferë që kishin mbetur të bllokuar në automjete.

Probleme u raportuan edhe në Milano, Verona, Liguria dhe rajonin Marche. Në Ligurai, përroi Lavagna doli nga shtrati për të dytën ditë radhazi, duke shkaktuar evakuimin e shkollave dhe mbylljen e disa urave, ndërsa pranë Portofinos dhe Santa Margherita Ligure u vunë re tromba detare.

 

Marrë nga Reporteri.net

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Artikulli tjetër Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.