KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 10:17 am
25 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja e pagave për deputetët dhe drejtuesit e administratës i ka ngjitur funksionarët publikë në krye të piramidës së pagave në Shqipëri.

Në shumë raste, pagat e tyre janë më të larta edhe se mesatarja e sektorëve privatë që tradicionalisht konsiderohen më të paguarit, si financat dhe sigurimet.

Të dhënat e INSTAT-it për tremujorin e dytë 2026 tregojnë se grupi ku përfshihen menaxherët, ligjvënësit, drejtuesit e lartë të administratës dhe drejtorët ekzekutivë kryeson renditjen e profesioneve, me pagë mesatare bruto prej 141.168 lekësh.

Në këtë grup përfshihen së bashku drejtuesit publikë dhe privatë, ndaj shifra nuk përfaqëson vetëm administratën shtetërore. Por pagat e përcaktuara veçmas për funksionarët e lartë tregojnë se politikanët paguhen shumë më tepër se mesatarja e grupit.

Pas rritjes së miratuar në vitin 2023, paga bruto e një deputeti arriti në 310.250 lekë, nga 156.770 lekë që ishte më parë. Paga e kryeministrit dhe e kryetarit të Kuvendit u vendos në rreth 393 mijë lekë, ndërsa ministrat dhe zëvendëskryeministri përfituan paga mbi 318 mijë lekë.

Këto nivele janë dukshëm më të larta edhe se pagat mesatare në financa dhe sigurime, sektori më i paguar i ekonomisë shqiptare. Sipas INSTAT-it, paga mesatare në këtë sektor është 187.267 lekë bruto.

Kjo do të thotë se një deputet merr rreth 123 mijë lekë më shumë në muaj se paga mesatare në banka, kompani sigurimesh dhe institucione të tjera financiare. Paga e kryeministrit është më shumë se dyfishi i mesatares së sektorit financiar.

Pas drejtuesve, në renditjen e profesioneve vijnë specialistët me arsim të lartë, me pagë mesatare 119.152 lekë, Forcat e Armatosura me 108.607 lekë dhe teknikët e specialistët në zbatim me 100.478 lekë.

Nëpunësit marrin mesatarisht 90.988 lekë, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve paguhen 71.410 lekë. Zejtarët dhe artizanët marrin mesatarisht 70.811 lekë, ndërsa punëtorët në profesionet elementare 61.933 lekë.

Në fund të renditjes janë punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, me një pagë mesatare prej vetëm 58.569 lekësh bruto.

Diferenca është e madhe. Paga e një deputeti është mbi pesë herë më e lartë se paga mesatare e një punonjësi të bujqësisë dhe mbi katër herë më e lartë se ajo e një punonjësi të shitjeve apo shërbimeve.

Rritja e pagave për ligjvënësit dhe drejtues të lartë të administratës, u argumentua me nevojën për të afruar pagesat e sektorit publik me tregun privat dhe për të mbajtur punonjësit e kualifikuar. Por shifrat tregojnë se në majën e administratës dhe politikës ky raport është përmbysur, pasi deputetët dhe funksionarët e lartë paguhen dukshëm më shumë edhe se punonjësi mesatar i financave dhe sigurimeve.

Ndërkohë, për shumicën e të punësuarve realiteti mbetet tjetër. Mbi gjysma e punonjësve në Shqipëri marrin deri në 75 mijë lekë bruto në muaj dhe 25,8% deklarohen deri në nivelin e pagës minimale prej 50 mijë lekësh.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës

Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ulje drastike e azilkërkuesve në Europë
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Kinezët refuzojnë t’i paguajnë, banorët e Marinzës ngujohen në zyrat e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme
Aktuale Fokus Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
Dy email-et për vilën/ Porosia e Ballukut para se në letra të shfaqej Igli Tare
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.