KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 12:33 pm
261 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në dosjet që SPAK ka marrë nga partnerët e huaj dhe nga përgjimet e kryera vetë, janë konstatuar lidhje mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, dy “koordinatorët” e krijuar nga Edi Rama: njëri për të mbajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar brenda Shqipërisë, ndërsa tjetri për lidhjet me mafien ekonomike arabe, aziatike e afrikane.

Mediat e kontrolluara nga Edi Rama janë kujdesur të mohojnë lidhjet mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, si mbështetës të njëri-tjetrit, për të koordinuar interesat dhe punët e pista që u ngarkonte shefi i tyre, kryeministri i etiketuar “Kreu i Organizatës”.

Por dokumenti zyrtar që po publikon “Pamfleti” është provë që krijon indicie për SPAK-un, se Ergys Agasi e Ron Yeffet kanë bashkëpunim mes tyre edhe pas hetimit të dosjes “AKSHI”, me biznese të instaluara dhe zhvilluara në zonat ekonomike të Agasit.

Katër muaj pasi Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim, konkretisht më 23 mars 2026, Ron Yeffet krijoi kompaninë “Timak Horse Club”, ku në emër të kompanisë së armëve “Timak” zotëron 70% të aksioneve bashkë me ortaken Arjeta Pucaj, ndërsa 30% i ka Gazmen Brahimi.

Objekti i veprimtarisë së kompanisë “Timak Horse Club” është ky:

·  Fermë për mbarështim, rritje, trajnim, stërvitje dhe mirëmbajtje të kuajve, si dhe përgatitjen e tyre për përdorime sportive, rekreative, tregtare e të specializuara.

·  Qendër hipizimi, import-eksport të kuajve, programe trajnuese dhe edukative, përfshirë kurse, aktivitete rekreative, turistike dhe eksperienca të personalizuara dhe dhënien me qira të tyre; organizimin e eventeve sportive, garave dhe aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me institucionet shtetërore për këto aktivitete.

Këtë fermë kuajsh dhe qendër hipizmi, izraeliti Ron Yeffet e ka krijuar në kompleksin turistik “Equos Resort” në Petrelë të Tiranës, i njohur si resorti në pronësi të “Koordinatorit” Ergys Agasi.

Nuk është rastësore kjo lidhje mes dy “koordinatorëve” të kryeministrit Edi Rama, që në sipërfaqet e tokave dhe pyjet në pronësi të Ergys Agasit brenda hartës së kompleksit “Equos Resort”, izraeliti Ron Yeffet ka ngritur fermën e kuajve dhe qendrën e hipizmit të quajtur “Timak Horse Club” me 100 mijë lekë kapital, kur investimi është miliona euro.

Nuk është rastësor as fakti që kompania është krijuar më datë 23 mars 2026; pra, 4 muaj pasi Ergys Agasit iu caktua masa e arrestit dhe shpallja në kërkim; ndërsa regjistrimi në QKB u bë më datë 7 prill 2026; dy javë para se SPAK të bënte sekuestrime në kompleksin “Equos Resort” të Ergys Agasit.

Pas lidhjes me kryeministrin Edi Rama, izraeliti Ron Yeffet ka krijuar disa kompani si “1820 Albania” për aktivitetin e parasë elektronike; “1820 Black Oil” për import-eksport e tregti karburantesh; “Uno 18” për import dhe eksport të armatimeve.

Por Ron Yeffet është ortak me 80% aksione me Ministrinë e Mbrojtjes në kompanitë monopol “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, nëpërmjet kompanive të tij “Timak” dhe “Uno 18”; por ka krijuar dhe kompanitë “Timak Special Vehicles” e “Timak Aviation”.

Ndërsa në muajin mars 2026 krijoi kompaninë “Timak Horse Club”, me aktivitet fermë dhe qendër hipizmi te resorti i Ergys Agasit.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Artikulli tjetër Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.