Kushtetuesja mësohet se ka rrëzuar kërkesën e Partisë “Shqipëria Bëhet” të cilët kërkuan shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 6 korrik 2026, që lidhet me financimin e organizimit të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, për koncertin e Kanye West në Tiranë.
Vendimi për moskalimin e çështjes në seancë plenare u morr, më 18 shtator 2026.
Siç kemi raportuar dhe më parë, “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, bëri kërkesë në Kushtetuese për pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Aktit Normativ nr. 3, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.
Përgjatë kërkesës së tyre theksohet se kishte kërkuar edhe shfuqizimin e aktit normativ, me argumentin se ai është në kundërshtim me Kushtetutën.
Marrë nga Top Channel