KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:57 am
23 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e protestave për projektin e Rrjollit, ku banorët janë përplasur me policinë, apo kanë marrë pjesë në protestat masive të disa muajve më parë, qeveria ka “shpërblyer” biznesmenin që ka hapur kantierin, ku rojet e së cilit janë përplasur ashpër me të gjithë. Sipas dokumenteve ekskluzive që disponon redaksia e Vox News, në datën 13 maj 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar me kusht lejen për biznesmenin Bashkim Ulaj.

Firma në leje është vendosur nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se me këtë firmë ka snobuar të gjithë protestën e banorëve në Rrjoll apo tubimet masive në Tiranë. Qeveria ka vijuar me një tjetër leje, aq më tepër në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, në kodrat e gjelbra të Jalës në Himarë, atje ku po rrafshohet i gjithë mali dhe është zaptuar zona bregdetare.

Leja është miratuar në vitin 2025 dhe e nënshkruar disa muaj më parë, teksa është zbardhur ditët e fundit, ku përfitues është subjekti zhvillues shoqëria “ABA Real Estate Management”.

“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit vendosi miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin ‘strukturë hotelerie dhe banimi 1,2,3,4,5 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë’, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë. Dokumenti i lejes i jepet kërkuesit vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Himarë”, thuhet në këtë dokument.

Vox News shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku rezulton se kjo kompani është regjistruar në vitin 2023, ndërkohë që ka si pronar z. Bashkim Ulaj, pronarin e kompanisë që po ndërton resortin në Rrjoll të Velipojës në Shkodër.

Çfarë dhe ku do të ndërtojë familja Ulaj kësaj herë?!

Në dokumente rezulton se ajo është zhvendosur në Jug të Shqipërisë, në një nga zonat më të lakmuara në vendin tonë, buzë detit Jon.

“Zona për të cilën paraqitet ky studim ndodhet ne Jalë-Himarë, përkatësisht ne zonën Kadastrale Nr.3844. Zona në studim paraqet një interes të veçantë. Paraqitet si një zonë në zhvillim me ndërtime të reja dhe me një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm me objekte shërbimi, hotelerie, tregtare dhe banimi. Pozicioni i objektit ka një distancë prej 300m me plazhin në këmbë, gjë që e bën lehtë të aksesueshëm atë. Sheshi i ndërtimit ka një formë relativisht të rregullt me një sipërfaqe prej 5000 m²”, thuhet në dokumente.

Sipas dokumenteve, Dodina zhvillohet në pesë kate dhe akomodon funksionet e hotelerisë, banimit dhe bar-restorantit.

“Në katin përdhe është parashikuar bar restoranti, i cili lidhet drejtpërdrejt me zonën e pishinës dhe sistemimin e jashtëm. Në katet mbi këtë nivel zhvillohet funksioni i hotelit, ndërsa në pjesën tjetër të objektit janë të shpërndara njësitë e banimit”, thotë KKT.

Sipas saj, resorti do të quhet “Nereida” dhe plotëson zonën duke respektuar kontekstin e vendndodhjes dhe në të njëjtën kohë duke komunikuar me ambientin përreth.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Artikulli tjetër Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Shqipëria, socializmi i Edi Ramës pa të majtën
Analize Kryesore Opinion Politike 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.