KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 8:47 am
18 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe kanë arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit 2026 të ardhurat neto nga puna arritën vlerën e 397 milionë eurove, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.

Për 6-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 621 milionë eurove, në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe remitancat kanë shënuar vlerën më të lartë historike për këtë periudhë të vitit.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 1 miliard e 18 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 20.6% më e lartë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare.

Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 6-mujorin 2026, ato arritën në 365 milionë euro, 1.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe nga rritja e ndjeshme e kostos së punës.

Sipas një raporti të IFAD (Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor), vendi ynë vlerësohet se ka një peshë të konsiderueshme të remitancave në ekonomi, me 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, vendi ynë është mbrapa Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, që e kanë këtë raport përkatësisht në nivelet 11% dhe 10%, por para Serbisë, ku remitancat zënë 7% të PBB-së dhe Maqedonisë së Veriut, ku ato përbëjnë 2% të PBB-së.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset
Artikulli tjetër Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Operacioni i SPAK-ut, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit
Analize Bota Ekonomi Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.