KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 10:31 am
37 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend se Francesco Becchetti nuk do të marrë “zero lekë” nga Shqipëria, vendimi i Gjykatës së Apelit në Paris tregon një situatë tjetër juridike.

Gjykata franceze ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të zhbërë vendimin e arbitrazhit të vitit 2019, i cili e detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 110 milionë euro për çështjen e “Agon Channel”. Për më tepër, Shqipërisë i janë ngarkuar edhe shpenzime të tjera procedurale.

Në themel të konfliktit qëndron mbyllja e “Agon Channel” dhe pretendimet e palës së Becchettit për presion dhe ndërhyrje ndaj medias. Një episod i përfshirë në materialet e arbitrazhit lidhet edhe me raportimin e televizionit për dasmën e Erion Veliajt në vitin 2014. Pas raportimit, komunikimet e Veliajt me drejtues të televizionit u përdorën në proces si pjesë e provave që lidhen me pretendimet për presion politik ndaj medias.

Dasma u kthye kështu nga një episod i debatit politik në një element të një konflikti shumë më të gjerë mes qeverisë dhe pronarëve të “Agon Channel”. Për arbitrazhin, çështja nuk u trajtua thjesht si një përplasje për mënyrën e raportimit të një eventi privat, por në kuadër të pretendimeve për trajtimin e investimeve të Becchettit dhe të televizionit të tij. Këto zhvillime e bëjnë rastin njëkohësisht një histori për lirinë e medias, përplasjen politike dhe një faturë të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Gjykata e Apelit në Paris i ka shtuar edhe 20 mijë euro shtesë gjobës që Shqipëria duhet t’i paguajë Becchetit si dhe një shumë të papërcaktuar financiare, që Shqipëria duhet t`i paguajë avokates Luca De Maria, që është përfshirë në këtë proces. Kjo e lë në fuqi vendimin e arbitrazhit, pavarësisht paralajmërimeve të Ramës për ndjekje penale ndaj Becchettit dhe arbitërve.

Pra, nga konflikti për një televizion dhe raportimin e dasmës së Veliajt, çështja ka përfunduar në një faturë prej rreth 110 milionë eurosh, ndaj së cilës përpjekjet civile të Shqipërisë për zhbërje deri tani nuk kanë dhënë rezultatin e kërkuar.
Marrë nga JOQ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda
Artikulli tjetër Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Operacioni i SPAK-ut, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit
Analize Bota Ekonomi Politike Sociale 22 Shtator, 2026
Formula 1/ Pse në Baku do të garohet të shtunën?
Analize Fokus Sociale Sporti Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.