Pesë eurodeputetë, të shoqëruar nga 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë vizituar këtë të martë Zvërnecin, në kuadër të punës së Komisionit të Stabilizim-Asociimit të Parlamentit Evropian.
Në hyrje të takimit me banorët, eurodeputetët u pritën me protesta. Qytetarë të zonës, me flamuj në duar, u mblodhën pranë vendit të takimit dhe më pas u larguan, pasi nuk mundën të takoheshin me eurodeputetët.
Në një deklaratë për mediat ata kërkojnë të marrin tapinë e tokës.
“Kërkojmë të marrin tapinë e tokës. Jemi lënë pas dore. Kemi një muaj e gjysmë pa pikë uji. Duam vetëm pronat tona ato që na janë dhënë me ligjin 7501. Kemi 35 vjet që kemi bërë disa herë dokumente dhe na i kthejnë përgjigjen mbrapa”.
Vizita e eruodeputetëve synon të njohë nga afër problematikat e krijuara pas lejeve për ndërtimin e një resorti në zonë, kundërshtuar nga banorët dhe shoqëria civile.
Mes eurodeputetëve ishte edhe Fredi Beleri, i cili gjatë vizitës vlerësoi rëndësinë natyrore dhe kulturore të Zvërnecit, duke përmendur edhe kishën e Shën Marisë, e ndërtuar në shekullin XII.
Marrë nga VoxNews.al