KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Farsa 50 milionë euro e dializës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Farsa 50 milionë euro e dializës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Farsa 50 milionë euro e dializës

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 12:26 pm
67 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

nulimi i tenderit 50 milionë euro për shërbimin e dializës në spitalet publike të vendit vishet me dyshime të forta. Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore njoftoi zyrtarisht në Buletinin e Prokurimeve Publike se tenderi u anullua për dy arsye.

Së pari, sepse dokumentat e tenderit përmbanin gabime të rëndësishme. Ndërsa arsyeja e dytë është ajo se në garë nuk u dorëzua asnjë ofertë e përshtatshme.

Arsyeja e dytë ngre pikëpyetje të mëdha, pasi vjen vetëm 10 ditë pasi vetë Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore kishte shpallur fitues gjigandin suedez Diaverum.

Pra OSHISH shpalli zyrtarisht fituese të tenderit kompaninë Diaverum dhe 10 ditë më vonë, po zyrtarisht thotë se në tender nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme. Kjo është një ngjarje e papreçedentë në historinë e tenderave publikë në Shqipëri, aq më tepër për një kontratë kaq të madhe, vlera e së cilës shkon në 50 milionë euro.

Kjo, jo vetëm dëshmon seriozitetin e shtetit, por e ekspozon buxhetin përballë dëmeve të konsiderueshme nëse kompania suedeze do të hapë proçes gjyqësor.

Tenderi

Tenderi për shërbimin e dializës u zhvillua në 1 shtator. Në garë mori pjesë vetëm kompania Diaverum. Ish drejtoresha e OSHISH, Arisa Cane vendosi ta shpallë fituese ofertën e suedezëve duke e njoftuar zyrtarisht fituesin në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimeve.

Por vetëm pak minuta pasi Cane shpalli fitues Diaverumin, ministrja e sapoemëruar e Shëndetësisë Klodiana Spahiu e shkarkoi atë nga detyra duke e zëvendësuar me Yllka Shetan. Shkaku i shkarkimit ishte pikërisht shpallja fitues e kompanisë Diaverum.

Menjëherë pas kësaj, Spahiu urdhëroi një auditim për tenderin. Nuk dihet se cilat janë gjetjet e raportit të auditimit, por tre ditë më parë OSHISH njoftoi zyrtarisht anulimin e tenderit për shkak të gabimeve të rëndësishme në dokumenta dhe tashmë edhe me justifikimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Kjo është një luftë për plaçkë. Arisa Cane ishte emërua në krye të OSHISH nga Evis Sala. Ministrja e re Spahiu nuk e ka toleruar faktin që fituesi i tenderit të majmë u shpall pa bekimin e saj.

Si funksionon dializa

çmimi i dializës është i vendosur me një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017. Sipas këtij vendimi, qeveria ka përcaktuar se një seancë dialize nuk mund të kushtojë më shumë se 12 108 lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të APP-së, Diaverum ofroi një çmim rreth në intervalin 11 300-11 500 lekë për seancë. Në tenderin e zhvilluar, vetë OSHISH e justifikoi afatin e përshpejtuar të tij me faktin se përfundon konçesioni dhe pacientët mund të ngelen pa shërbimin jetik. Por tashmë i njëjti OSHISH e anuloi tenderin duke e shtyrë pa afat shërbimin.

Njëra nga këto dy arsye nuk qëndron. Ndaj dikush, ose ish drejtuesja e OSHISH, që pretendonte se afati duhej nxituar për të mos lënë pacientët pa shërbim, ose drejtuesja e re, e cila e shtyu atë, duhet të japë shpjegime.

Komedi me zarar

Diaverum është kompania e tretë më e madhe në botë për shërbimin e dializës. Aktualisht ajo zotërohet nga M42, një kompani me seli në Abu Dhabi, e cila zotërohet nga dy ortakë. Ata janë fondi Mubadala dhe kompania G42.

Kjo e fundit është kompania që ka marrë kontratën 140 milionë dollarë të Smart Cityt nga qeveria shqiptare. Por përtej pronarëve të Diaverum, papërgjegjshmëria e institucioneve në Shqipëri dhe lufta për plaçkën e ka vendosur buxhetin e shtetit dhe paratë e qytetarëve përballë një risku real. Atë të pagesës dy herë për shërbimin.

Diaverum ka një kauzë të fortë për të kërkuar kompesim për vendimin e anulimit, aq më tepër kur ministria e Shëndetësisë një herë e shpall fituese dhe 10 ditë më pas pretendon se në tender nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Nëse gjykatat do ta gjejnë me bazë ankimimin potencial të Diaverum, atëherë qytetarët shqiptarë rrezikojnë të paguajnë dyfish për shërbimin e dializës. Një herë si kompesim për Diaverum dhe një herë tjetër për fituesin e ri që do të gjejë Klodiana Spahiu.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Intesa San Paolo-s i vodhën 100 milionë euro, përmes një mashtrimi ordiner
Artikulli tjetër VKM-ja që i zhveshi mbrojtjen Nartës dërgohet në Kushtetuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.