KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Rehabilitim pa afat”, kanioni i Erzenit mbetet nën inerte
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Rehabilitim pa afat”, kanioni i Erzenit mbetet nën inerte
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Rehabilitim pa afat”, kanioni i Erzenit mbetet nën inerte

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 9:31 am
90 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se katër muaj pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) konstatoi depozitimin e inerteve në skarpatë dhe në burimin ujor të Erzenit, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), zona vijon të mbartë gjurmët e ndërhyrjes.

Në maj të këtij viti, gjatë punimeve për shtrimin e tubacionit të sistemit vaditës Skoranë-Hekal, materiale inerte përfunduan në shtratin e lumit Erzen.

Në vend të pamjeve piktoreske të kanioneve të Erzenit, në rrjetet sociale u shfaqën masa inertesh të depozituara në kanion dhe në shtratin e lumit.

Në një përgjigje për Citizens.al, AKM-ja bëri të ditur se më 15 maj 2026 kreu një inspektim jashtë programit ndaj subjektit “Age Erzen” sh.p.k. Në këtë inspektim u konstatua se, gjatë ndërtimit të tubit të derivacionit, në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë, “disa mbetje inerte kishin precipituar në skarpatën dhe në burimin ujor të lumit Erzen”.

Sipas AKM-së, kjo përbënte shkelje të kushteve të përcaktuara në dokumentin e VNM-së.

Në përfundim të inspektimit, më 4 qershor 2026, AKM-ja vendosi ndaj kompanisë masën administrative “paralajmërim” dhe i la detyrë të rehabilitonte sipërfaqen e dëmtuar.

Mirëpo, AKM-ja nuk i caktoi kompanisë asnjë afat për përfundimin e rehabilitimit.

“Për sa i përket afatit, në vendim nuk është përcaktuar një afat kohor specifik, pasi grupi i inspektimit ka vlerësuar vështirësitë e terrenit dhe natyrën e ndërhyrjes së nevojshme për realizimin e rehabilitimit”, thuhet në përgjigjen e AKM-së. Sipas institucionit, kompania duhet vetëm ta njoftojë AKM-në pas përfundimit të rehabilitimit.

Por, gati katër muaj pas vendimit, verifikimi që kryem në terren në shtator tregon se rehabilitimi nuk është kryer. Masa gurësh dhe inertesh ndodhen në shtratin e lumit dhe në pjesë të ndryshme të shtrirjes së tij e zënë atë plotësisht.

Kompania: Rehabilitimi po vijon, përfundon brenda vitit

Age Erzen, kompania që po kryen ndërhyrjet në terren, pranon në relacionin teknik dërguar Citizens.al se gjatë punimeve ka pasur rënie inertesh në një segment të kufizuar të projektit.

“Pas ndërhyrjes për rikonstruksionin e sistemit vaditës, në një segment me gjatësi rreth 40 metra, si pasojë e paqëndrueshmërisë natyrore të terrenit dhe pjerrësisë së konsiderueshme, janë evidentuar depozitime të kufizuara gurësh dhe materialesh në shtratin e lumit Erzen”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Kompania thotë se, pas konstatimit të situatës, ka angazhuar punonjësit e saj për largimin manual të materialeve dhe sistemimin e zonës.

“Procesi i rehabilitimit është në vijim”, shkruan Age Erzen, duke argumentuar se terreni shkëmbor, pjerrësia e madhe dhe mungesa e aksesit për mjete mekanike e kanë bërë të domosdoshme punën me krahë.

Sipas kompanisë, largimi i plotë i materialeve dhe rehabilitimi përfundimtar i segmentit pritet të përfundojnë brenda vitit 2026.

Kompania shpjegon se ndërhyrja kishte të bënte me rikonstruksionin e sistemit vaditës Skoranë-Hekal, i cili ka funksion të dyfishtë, pasi shërben edhe për prodhimin e energjisë nga HEC Hekal. HEC-i, megjithatë, nuk është vënë ende në punë.

Sipas kompanisë, rikonstruksioni u krye me kërkesë të banorëve të fshatrave Pëllumbas, Bërzhitë, Ibë, Hekal, Kryezi, Qeha, Petrelë, Fikas, Mëngull, Lundër dhe Farkë, pasi infrastruktura ujitëse, e ndërtuar në vitet 1970-1976, ishte amortizuar.

“Age Erzen sh.p.k., përveç pajisjes me lejet përkatëse shtetërore, ka nënshkruar marrëveshje me shkrim me banorët e fshatrave dhe njësinë administrative që përfitojnë nga ky investim, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së vaditjes dhe të prodhimit të energjisë”, shkruan kompania në përgjigjen për Citizens.al.

Mirëpo, nga vëzhgimi në terren, largimi i inerteve dhe i gurëve duket i vështirë, gati i pamundur, për shkak të relievit.

Në relacion, kompania argumenton se rënia e gurëve dhe e inerteve lidhet edhe me karakteristikat natyrore të terrenit dhe me rrëshqitjet e materialeve. Ajo pohon gjithashtu se “nuk ka kryer asnjë dëm mjedisor, aq më tepër me qëllim”.

Megjithatë, dokumentacioni i AKM-së tregon se institucioni ka konstatuar konkretisht depozitimin e materialeve inerte në skarpatë dhe në burimin ujor dhe e ka konsideruar këtë shkelje të kushteve të VNM-së.

Një nga çështjet e evidentuara gjatë verifikimit në terren është edhe gjendja e rrjedhës së Erzenit.

Age Erzen argumenton se reduktimi i ujit në disa segmente nuk lidhet me punimet, por me përdorimin e ujit për vaditje. Sipas kompanisë, sistemi vaditës Skoranë-Hekal ka hyrë në funksion në maj dhe prurjet janë përdorur për furnizimin e tokave bujqësore, në përputhje me lejen e përdorimit të burimit ujor.

Në të njëjtën kohë, kompania thekson se HEC Hekal nuk ka qenë në operim dhe se reduktimi i prurjeve nuk mund t’i atribuohet funksionimit të hidrocentralit.

Organizatat mjedisore kërkojnë përgjegjësi, ndërsa në terren dëmet mbeten

Dy organizata mjedisore, RESU – Reinforce Sustainability dhe Qendra LUMI, kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë institucionale për dëmtimet e dokumentuara në zonën e lumit Erzen dhe pranë Monumentit të Natyrës “Gryka e Skoranës”, ku zhvillohet projekti hidroenergjetik HEC Hekal.

Sipas tyre, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë kanë deklaruar se gjatë kontrolleve të tyre “nuk janë konstatuar punime ndërtimore në proces”.

Për RESU-n dhe Qendrën LUMI, megjithatë, një masë administrative nuk u jep përgjigje pyetjeve mbi përgjegjësinë institucionale. Organizatat kërkojnë të verifikohet nëse janë respektuar kushtet e VNM-së, të lejeve dhe të autorizimeve, kush i ka monitoruar ndërhyrjet dhe nëse është dëmtuar zona e mbrojtur dhe ekosistemi i lumit Erzen.

Citizens.al kontaktoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), institucionin përgjegjës për administrimin e Monumentit të Natyrës “Gryka e Skoranës”, për të mësuar nëse ka monitoruar ndërhyrjet dhe nëse ka vlerësuar dëmin në zonën e mbrojtur, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

Oljam Dervishi, drejtues i organizatës RESU – Reinforce Sustainability, i cili e ka ndjekur situatën, thotë se zona ku zhvillohet projekti lidhet drejtpërdrejt me Monumentin e Natyrës “Gryka e Skoranës” dhe me Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.

“Gryka e Skoranës ka statusin e Monumentit të Natyrës, që në shkallë ndërkombëtare i bie kategoria e tretë e IUCN-it. Pra, mbrohet me ligj për vlerat fiziko-natyrore që ka krijuar vetë natyra. Praktikisht është një kanion dhe, si i tillë, ligji mbron pikërisht këto lloj karakteristikash”, tha Dervishi për Citizens.al.

Pikërisht për këtë arsye, mjedisori ngre pyetjen nëse ndërhyrjet e kryera kanë prekur vlerat për të cilat zona është shpallur monument natyre.

“Tani pyetja që ngre unë është nëse vlerat fiziko-natyrore të kësaj zone janë prekur nga kjo gjendje, pra nga ndërhyrja nga jashtë, dhe nëse ajo vazhdon të mbetet Monument Natyre.”

Dëmi, sipas Dervishit, nuk lidhet vetëm me ndryshimin e peizazhit. Depozitimi i inerteve mund të ketë pasoja edhe për gjallesat dhe për mënyrën se si zona përdoret nga komuniteti dhe vizitorët.

“Kjo lloj ndërhyrjeje ka ndryshuar rrjedhën. Nëse po flasim për ujërat sipërfaqësorë, baza e kanionit janë ujërat sipërfaqësorë. Në një gjatësi, siç mund të duket, nuk ka më ujëra sipërfaqësorë. Ndoshta do të kthehen me reshjet, por prapë kjo është diçka për t’u parë, sepse inertet e hedhura janë në sasi të madhe dhe dyshoj që sasia e ujit do të jetë aq e madhe sa t’i marrë inertet me vete”, argumenton Dervishi.

Për të, rehabilitimi duket i pamundur.

“Rehabilitimi për mua do të jetë thuajse i pamundur, sidomos duke parë terrenin. Kështu që duhet të ketë përgjegjësi. Përgjegjësi institucionale dhe përgjegjësi nga kompanitë kontraktore që kanë bërë ndërhyrjet në këtë rast”, shprehet Dervishi.

Në deklaratën e tyre, RESU dhe Qendra LUMI kërkojnë një inspektim të pavarur në terren për të përcaktuar shkallën e dëmit mjedisor, verifikimin e përputhshmërisë së ndërhyrjeve me VNM-në dhe lejet përkatëse, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë administrative dhe ligjore të çdo institucioni apo subjekti që mund të ketë kontribuar.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia e Durrësit: Dëmshpërblimet e përmbytjeve ende në pritje
Artikulli tjetër Fati i Pishë Poro-Nartës në duart e Kushtetueses

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.