KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreSociale

96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2026 9:46 am
75 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pothuajse të gjithë 15-vjeçarët shqiptarë mësojnë në shkolla ku celularët nuk lejohen, duke e vendosur Shqipërinë ndër sistemet arsimore me kufizimet më të forta për telefonat në shkollë. Raporti i ri PISA 2025 i OECD-së nxjerr në pah se 95.9% e nxënësve janë në shkolla ku celularët ndalohen.

Kufizimi i telefonave në Shqipëri është gjithashtu më i përhapur se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Në Mal të Zi, 94.5% e nxënësve janë në shkolla ku celularët nuk lejohen, në Kosovë 73.2%, në Maqedoninë e Veriut 59.9% dhe në Serbi 47.7%. Pra, Shqipëria dhe Mali i Zi dallojnë qartësisht nga pjesa tjetër e rajonit për nivelin e kufizimit të telefonave.

Në të njëjtën kohë, 65.1% e nxënësve shqiptarë raportojnë se nuk shpërqendrohen nga pajisjet digjitale, krahasuar me vetëm 39.2% mesatarisht në OECD. OECD vëren në nivel ndërkombëtar se në shkollat me politika të qarta për celularët, qoftë ndalim apo rregulla të përcaktuara mirë, nxënësit raportojnë më pak shpërqendrim nga pajisjet digjitale.

AI, përdorimi sa OECD, por edukimi për të dukshëm më i lartë

Një tjetër rezultat që bie në sy është inteligjenca artificiale. 45.5% e nxënësve shqiptarë përdorin AI të paktën një herë në javë për t’i ndihmuar të mësojnë, saktësisht sa mesatarja prej 45.5% në OECD. Por Shqipëria renditet shumë më lart kur pyeten nxënësit nëse në shkollë mësojnë të vlerësojnë informacionin e prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Në Shqipëri, këtë e raportojnë 81.6% e nxënësve, ose 19 pikë përqindjeje më shumë se mesatarja prej 62.6% në OECD. Për krahasim, kjo përqindje është 76.7% në Kosovë, 75.5% në Maqedoninë e Veriut, 61.6% në Serbi dhe 57.9% në Mal të Zi.

Edhe për rregullat mbi përdorimin e pajisjeve digjitale sipas lëndëve, Shqipëria del mbi mesataren. 85.7% e nxënësve janë në shkolla me udhëzime specifike sipas lëndës për përdorimin e pajisjeve digjitale, kundrejt 71.2% në OECD. Në rajon, kjo përqindje është 76.7% në Maqedoninë e Veriut, 74.5% në Kosovë, 55.3% në Serbi dhe vetëm 30.5% në Mal të Zi.

Por OECD thekson se marrëdhënia mes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rezultateve mësimore nuk është e drejtpërdrejtë. Në përgjithësi, nxënësit që nuk përdorin AI për disa detyra specifike shkollore rezultojnë më mirë se ata që e përdorin, ndërsa përdoruesit javorë dhe ata që nuk e përdorin AI për qëllime të përgjithshme kanë rezultate të ngjashme. PISA gjen gjithashtu se përdorimi më i shpeshtë i AI shoqërohet me rezultate disi më të mira kur nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë për ta përdorur dhe vlerësuar atë në mënyrë kritike.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate, në Tiranë
Artikulli tjetër 72% e financimit të pushtetit vendor për arsimin, shkoi për paga personeli

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.