KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhunë seksuale gjatë luftës, ngrihet aktakuzë ndaj një serbi në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dhunë seksuale gjatë luftës, ngrihet aktakuzë ndaj një serbi në Kosovë
AktualeRajoni

Dhunë seksuale gjatë luftës, ngrihet aktakuzë ndaj një serbi në Kosovë

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2024 8:45 am
112 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.N, të nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale tha se i pandehuri tashmë gjendet në paraburgim, duke mos dhënë më shumë detaje. Por, më 4 mars të këtij viti Policia e Kosovës kishte njoftuar se Z.N., i nacionalitetit serb ishte arrestuar në Mitrovicë të Veriut gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Atëbotë, autoritetet thanë se i pandehuri, 70 vjeç, dyshohet se ka kryer krimet gjatë vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë. Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë persona, për krime lufte në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Spanja prezanton një plan gjigand zhvillimi, 9 miliardë eurosh

Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me një kamion dhe del nga shinat

Trump, mesazh Teheranit: Uraniumin iranian, ose do ta marrim ne, ose do të shkatërrohet

SHBA godet disa anije iraniane gjatë natës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Artikulli tjetër Scholz paralajmëron valë dëbime emigrantësh nga Gjermania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sundimi i ligjit në Shqipëri, një pengesë për anëtarësimin në BE
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Maj, 2026
Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
I nxehti ekstrem pushton Evropën
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 25 Maj, 2026
E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.