KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 milion euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 milion euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 milion euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 milion euro
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 milion euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 milion euro

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 9:55 am
51 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të vitit 2026, niveli më i lartë pas 90’s, duke devijuar tërësisht nga programi i planifikuar.

Sipas ndryshimeve në mes të vitit balanca buxhetore në fund të 9 mujorit duhet të ishte pozitive 25.4 miliardë lekë, por realizimi faktik tregon një suficit rreth 45 miliardë lekë mbi nivelin e planifikuar ose 175 për qind më shumë se plani, kryesisht për shkak të shpenzimeve të parealizuara.

Diferenca e madhe mes suficitit të planifikuar dhe atij faktik shpjegohet pothuajse tërësisht nga mosrealizimi i shpenzimeve. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rreth 95% e tejkalimit të suficitit erdhi nga fondet e pashpenzuara kundrejt planit dhe vetëm 5% nga të ardhurat shtesë.

Pavarësisht këtij mosrealizimi, qeveria, në vend që të rregullojë këtë anomali, që qeveria të kthejë taksat në shërbime dhe investime për qytetarët, ka vendosur të gjuajë sërish topin në njërin krah, duke rritur më tej barrën fiskale për vitin që vjen më së paku 150 milionë euro shtesë që qytetarët dhe ekonomia do të duhet të paguajnë.

Në pakëtën e re fiskale parashikohet që tatim fitimi për bizneset të rritet nga 15 në 17%, dividend nga 8 në 15%, pragu i TVSH-së së bizneseve të ulet në 5 milionë lekë. Ndonëse parashikohet ulja e TVSH-së së ushqimeve nga 20 në 6%, rritja e TVSH-së nga 20 në 21% për gjithë produktet e tjera pothuajse e amortizon këtë ulje.

Thellohet mosrealizimi i planit të shpenzimeve

Paaftësia për të ekzekutuar buxhetin u thellua më tej ketë 9-mujor, duke vënë në pikëpyetje synimet e qeverisë për të rritur më tej barrën fiskale dhe të ardhurat buxhetore nëpërmjet saj në një kohë aftësia për të shpenzuar këto fonde po përkeqësohet vit pas viti.

Në vitin 2026, mosrealizimi i planit të shpenzimeve është thelluar në 7.2%, nga 4% në vitin 2025 dhe 4.8% në vitin 2024. Kjo është diferenca më e madhe në tre vitet e fundit.

Të dhënat historike tregojnë se raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka ndryshuar ndjeshëm. Në nëntëmujorin e vitit 2019, për çdo 100 lekë të mbledhura, qeveria shpenzonte rreth 101 lekë. Në vitin 2026, për çdo 100 lekë të ardhura shpenzohen vetëm 89 lekë.

Ndërsa shteti arrin të arkëtojë fondet e planifikuara nga taksat dhe burimet e tjera, një pjesë e shpenzimeve të programuara nuk realizohet brenda periudhës, duke shtyrë edhe efektet që këto fonde do të kishin në ekonomi. Përmasat e mosrealizimit kundrejt planit ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e programimit buxhetor dhe aftësinë e institucioneve për të ekzekutuar fondet brenda afateve.

Nga diferenca prej rreth 45 miliardë lekësh midis suficitit faktik dhe atij të programuar, pjesa dërrmuese lidhet me investimet e pakryera. Shpenzimet kapitale arritën në 62.8 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit, nga rreth 83.5 miliardë lekë që ishte plani, duke u realizuar në masën 75.2%. Ndërsa shpenzimet korente janë realizuar në masën 95.7% të planit, për investimet publike ka mbetur pa u përdorur pothuajse një e katërta e fondeve të programuara.

Ndryshe nga kursimet që mund të vijnë prej uljes së kostove administrative apo përmirësimi i eficiencës së shpenzimeve, mosrealizimi i investimeve publike sipas kalendarit të programuar krijon efekte negative në ekonomi. Fondet e planifikuara për rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale dhe infrastrukturë të tjera publike synojnë të financojnë projekte që gjenerojnë aktivitet ekonomik gjatë ndërtimit dhe përmirësojnë shërbimet e produktivitetin dhe të nxisin rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë.

Nëse në të kaluarën sfida kryesore e financave publike ishte sigurimi i të ardhurave të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, të dhënat e viteve të fundit e zhvendosin vëmendjen kryesisht te kapaciteti për të realizuar shpenzimet e programuara dhe sidomos tek efektiviteti i fondeve te shpenzuara.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie
Artikulli tjetër Zbulohen prapaskenat, përse u rritën papritmas taksat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.