KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 1:37 pm
50 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE
Paketa e re fiskale e qeverisë për vitin 2027 paraqet ngjashmëri të madhe, për të mos thënë është e njëjtë me sistemin tatimor të Lituanisë, një vend anëtar i Bashkimit Europian, i cili ka miratuar ndryshime të rëndësishme fiskale që kanë hyrë në fuqi gjatë 2026.

Nga krahasimi i projektligjeve të konsultuara nga Skyweb.al me legjislacionin tatimor lituanez rezulton se disa prej normave kryesore që qeveria shqiptare kërkon të vendosë vitin e ardhshëm janë identike me ato që zbatohen aktualisht në Lituani.

Përputhja nis nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Shqipëria propozon rritjen e normës standarde nga 20% në 21%, pikërisht në nivelin që zbatohet në Lituani.

E njëjta gjë ndodh me tatimin mbi fitimin e kompanive. Qeveria shqiptare propozon rritjen e tij nga 15% në 17%, ndërsa Lituania e ka vendosur normën 17% duke filluar nga janari i këtij viti.

Një tjetër përputhje lidhet me dividendin, pra fitimin që kompanitë u shpërndajnë ortakëve. Shqipëria propozon rritjen e tatimit nga 8% në 15%, ndërsa në Lituani dividendi i përfituar nga individët tatohet aktualisht me 15%.

Ngjashmëria shtrihet edhe te pagat. Paketa shqiptare parashikon vendosjen e një norme maksimale prej 32% për pjesën e pagës bruto mbi 700 mijë lekë në muaj.

Edhe Lituania aplikon normën maksimale prej 32%, por me një sistem tjetër progresiv, ku fashat janë 20%, 25% dhe 32%, ndërsa norma më e lartë nis mbi një kufi vjetor të ardhurash dukshëm më të lartë.

Pra, katër tregues të rëndësishëm fiskalë, TVSH-ja standarde, tatimfitimi, dividendi për individët dhe norma maksimale e tatimit mbi pagat, përputhen mes propozimeve shqiptare dhe sistemit aktual lituanez.

Por a është kjo një rastësi apo grupi i punës i Ministrisë së Financave ka marrë si referencë reformën fiskale të Lituanisë?

Skyweb.al nuk mund të konfirmojë nëse paketa shqiptare është kopjuar nga modeli lituanez, por, siç raportuam mbrëmjen e kaluar, koha tepër e shkurtër që iu la në dispozicion grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve, vetëm tetë orë gjatë ditës së hënë, ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është hartuar një reformë kaq e gjerë fiskale.

Kjo rrethanë, e kombinuar me përputhjen e katër normave kryesore tatimore, ngre dyshime se hartuesit mund të jenë mbështetur te paketa fiskale e miratuar më herët në Lituani. Megjithatë, ngjashmëritë dhe afati i raportuar i punës nuk përbëjnë prova se dokumentet janë kopjuar.

Madje, ekzistojnë edhe dallime të rëndësishme. Shqipëria propozon uljen e TVSH-së për ushqimet bazë në 6%, ndërsa Lituania aplikon përgjithësisht normën standarde 21% për këto produkte.

Ndërkohë, për akomodimin turistik, Shqipëria propozon normën 10%, kundrejt 12% që zbatohet në Lituani.

Edhe objektivat e deklaruara të reformave ndryshojnë. Lituania i ka lidhur ndryshimet fiskale edhe me nevojën për financimin e mbrojtjes kombëtare, ndërsa qeveria shqiptare argumenton se synon rishpërndarjen e barrës tatimore, lehtësimin e konsumit bazë dhe rritjen e të ardhurave buxhetore.

Megjithatë, përputhja e katër normave kryesore, së bashku me afatin e shkurtër të raportuar për përgatitjen e paketës, ngre një pyetje që kërkon sqarim nga Ministria e Financave: A është studiuar dhe përdorur modeli lituanez gjatë hartimit të paketës fiskale 2027, apo normat e njëjta janë rezultat i vlerësimeve të pavarura të grupit të punës?

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Artikulli tjetër Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.