KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK “bën pis” Portin e Durrësit, shpërthen afera shqiptaro-malteze e kontenierëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > SPAK “bën pis” Portin e Durrësit, shpërthen afera shqiptaro-malteze e kontenierëve
KorrupsionKryesoreOpinion

SPAK “bën pis” Portin e Durrësit, shpërthen afera shqiptaro-malteze e kontenierëve

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2024 1:42 pm
260 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija ishin anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin 37 milionë euro për menaxhimin dhe operimin 5 vjeçar të kontenierëve në Portin e Durrësit. Të gjithë këta, tani kanë filluar të hyjnë e dalin në zyrat e SPAK. Arsyeja është se tenderi kontrovers po hetohet.

Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi. Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar pasi prokurorët e SPAK kanë bërë zbulimet e para.

Por teksa anëtarët e KVO-së bëjnë deklarimet e tyre në dhomën e “rrëfimeve” të SPAK, shumë shpejt “ftesat” e prokurorëve pritet të shkojnë më lart. Tek ish drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës.

Zoti Vengu është njeriu që firmosi kontratën kontroverse 31 milionë euro, pas një procesi tenderimi të mbushur me dyshime deri në pikën që anëtarët e komisionit nuk pranuan ta firmosin.

Tenderi

Terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit iu dha me koncesion në vitin 2013 kompanisë turke Kurum. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri vendosi ta prishë koncesionin për shkak të shkeljes së kontratës nga Kompania Kurum. Më vonë Kurum e paditi Shqipërinë në arbitrazh duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim, por Shqipëria e fitoi gjyqin.

Pas anullimit të koncesionit me Kurum, për disa kohë shërbimi i menaxhimit të terminalit të kontenierëve u krye nga vetë Autoriteti Portuar. Deri në vitin 2020, kur APD vendosi ta nënkontraktojë sërish shërbimin tek privati, këtë herë për një afat 5 vjeçar.

Tenderi për dhënien e menaxhimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit u shpall në shtator të vitit 2020. Autoriteti Portual përzgjodhi që llokmën me fond limit 37 milionë euro ta prokuronte me procedurë të kufizuar me dy faza, ku në fazën e parë parakualifikuese do të përzgjidheshin kompanitë që mund të vijonin më tej.

Fillimisht APD u la vetëm 20 ditë kohë ofertuesve për fazën e parë. Por pas ndërhyrjes së Agjencisë së Prokurimeve Publike kriteret e tenderit u ndryshuan dhe data e zhvillimit të fazës së parë u shty nga 22 shtatori në 2 tetor.

Në këtë fazë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte nga një kompani gjermane e quajtur HHLA International Gmbh, ndërsa oferta e dytë erdhi nga maltezja Hili Company Limited. Komisioni i Vlerësimit të ofertave i skualifikoi të dyja për mospërmbushje të kritereve. Nga ky moment fillojnë marifetet.

Kontratë me firmën e Vengut

Pas skualifikimit, kompania Hili Company Limited bëri ankesë në Autoritetin Portual. Komisioni i Ankesave vendosi të kthejë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duke i kualifikuar të dyja kompanitë. Elson Thana, titullari i Komisionit të Ankesave është marrë në pyetje nga SPAK.

Pas kualifikimit të të dy kompanive, në fazën e dytë u parait vetëm njëra prej tyre, e cila dorëzoi ofertë financiare. Ajo ishte kompania malteze Hili, e cila ofroi çmimin 31 milionë euro. Autoriteti Portual e shpalli fituese, por vetëm me firmën e Pirro Vengut, pasi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk pranuan të firmosnin.

Tashmë që kontrata është në operim, kompania e menaxhimit të kontenierëve fiton 1.7 milionë euro në vit sipas deklarimeve të saj. Kjo shumë është saktësisht me gjithë fitimin vjetor të Autoritetit Portual të Durrësit. Pra, në finale ky është një operacion, i cili ka transferuar fitimin e një agjencie publike në llogari private përmes një proçesi të mbushur me dyshime të mëdha për korrupsion.

Aq sa para ka patur jo vetëm për zyrtarët, por edhe për një studio avokateore të lidhur me një zyrtar të lartë në KQZ, e cila merr mesatarisht 40 mijë euro në muaj nga kjo kontratë.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama-Veliaj nuk e ndalin betonizimin e Tiranës, sipërfaqja e lejeve rritet me 36%
Artikulli tjetër OSBE djeg Hasanin, si gënjeu ministri i Jashtëm për kandidaturën e sekretarit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.