KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderi 420 mijë euro implikon drejtorin e Ujsjellësit të Tiranës, në dosjen 5D
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Tenderi 420 mijë euro implikon drejtorin e Ujsjellësit të Tiranës, në dosjen 5D
KorrupsionKryesoreOpinion

Tenderi 420 mijë euro implikon drejtorin e Ujsjellësit të Tiranës, në dosjen 5D

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2024 12:49 pm
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, në aferën 5D. Vendimi i Apelit, përmend një sërë indiciesh dhe faktesh, të cilat sipas tij, SPAK nuk i ka hetuar siç duhet. Një pjesë e tyre lidhen me një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën: “Aleksander Moisiu”.

Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.

“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,

Tenderi
Tenderi për rikonstruksionin e Ujësjellësit në rrugën Aleksandër Moisiu u shpall në 22 shtator të vitit 2020. Fondi limit i kësaj kontrate ishte përcaktuar 42 milionë lekë ose 420 mijë euro dhe në garë morën pjesë 14 kompani oshe bashkime shoqërish.

Oferta më e ulët në tender u paraqit nga kompania “Euro-Alb sh.p.k”. Kjo kompani ofroi ta realizonte kontratën kundrejt një çmimi prej rreth 250 mijë eurosh. Pas Euroalb, çmimin e dytë më të ulët e dha Ndregjoni me 265 mijë euro dhe në vendin e tretë ishte bashkimi i shoqërisë V.A.S Konstruksion-Senka me çmim 311 mijë euro. V.A.S Konstruksion është emri i mëparshëm i kompanisë 5D.

“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në 18 nëntor të vitit 2020, kreu i UKT ka miratuar renditjen e kompanive në tender duke shpallur fituese bashkimin e kompanive V.A.S-Senka.

Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe drejtori i Ujësjellësit, Kacidhja ka patur komunikime të vazhdueshme me pronarin në letra të 5D-së, Nestor Muhametllarin. Tema e tyre ishte jo vetëm tenderi në rrugën Aleksandër Moisiu, por edhe shumë procedura të tjerë prokurimi, ku D dukej se merrte informacion të privilegjuar direkt nga Elton Kacidhja.

“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik. Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre,” thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që i kërkon prokurorisë të hetojë dosjen 5D në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal si dhe të shtrijë hetimet drejt personave të tjerë, në fakt është një shuplakë e fortë mbi mënyrën se si SPAK e ka hetuar këtë çështje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 5% e shqiptarëve përdorues të kriptomonedhave
Artikulli tjetër Sondazhet trondisin Gjermaninë, ekstremi AfD, do të fitojë zgjedhjet në Turingi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.