KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:41 am
43 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni i Prokurimit Publik është përfshirë në një skandal të rëndë, teksa ka ligjëruar me vetëdije tenderin e paligjshëm 12.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.

Përmes një vendimi të marrë tre ditë më parë, KPP i ka hapur rrugë Autoritetit Rrugor Shqiptar që të certifikojë kompaninë “BAMI HOLDING” shpk si fituese, duke injoruar faktin tronditës se dokumentet e kësaj të fundit u ndryshuan në tavolinë pasi gara kishte përfunduar.

Vetë fituesi pranoi ndryshimin e letrave në Gjykatë

Sipas dosjes investigative, “Bami Holding” kishte deklaruar fillimisht makineri (kamionçina/borëpastruese) që rezultonin të çregjistruara dhe të pafunksionshme, duke dështuar në plotësimen e kritereve të detyrueshme teknike.

Mirëpo, në vend që të skualifikohej menjëherë sipas ligjit, kompanisë iu mundësua një “asistencë e jashtëzakonshme” nga ARRSH-ja: dorëzimi i një deklarate pa datë dhe pa numër protokolli, me të cilën mjeti problematik u zëvendësua ex-post (pas tenderit) me një tjetër.

Kulmi i këtij skandali ka arritur gjatë përballjes në Gjykatën Administrative të Apelit. Të gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të publikuara nga Kapitali.al, përfaqësuesit e vetë kompanisë fituese kanë pranuar në seancë gjyqësore se dokumentet fillestare kishin probleme dhe se letrat ishin ndryshuar pas mbylljes së tenderit.

Ky pranim i hapur i fajit vërteton shkeljen e Nenit 91 të Ligjit të Prokurimit Publik, i cili ndalon në mënyrë taksative çdo modifikim të ofertës paz zhvillimit të garës.

KPP fshihet pas procedurës

Edhe pse paligjshmëria u pranua nga vetë përfituesi, trupa e KPP-së (Ismail Shehu, Donika Daci, Edvin Simo dhe Nertil Kanina) zgjodhi të mbyllte sytë. Në vend që të mbronte fondet publike dhe të dërgonte kompaninë për hetim administrativ për deklarim të rremë, KPP përdori një “hile” ligjore.

Komisioni vendosi të mos e pranojë fare ankesën e operatorit rival “Alko Impex”, me arsyetimin se ky i fundit ishte skualifikuar në fazën e parë dhe “nuk legjitimohej” të ankohej për mënyrën se si u shpall fituesi në fazën e dytë.

Duke përdorur këtë filtër formal e burokratik, KPP refuzoi qëllimisht të hynte në analizën e vjedhjes dhe të zëvendësimit të letrave në tavolinë, duke u kthyer de-facto në një noterizues të parregullsive flagrante.

Skandali përfundon në SPAK

Ndërsa KPP zgjodhi të certifikojë procedurën dhe t’i dhurojë kontratën 12 milionëshe kompanisë “Bami”, çështja tashmë ka kaluar në duart e drejtësisë penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

Provat e reja të administruara në gjykatë, ku vetë fituesi pranoi manipulimin e kapaciteteve teknike jashtë afatit ligjor, pritet të jenë kyçe për të zbardhur nëse ky “shërbim” ndaj kompanisë ka pasur si prapavijë një aferë korruptive të kupolës së ARRSH-së dhe nëse KPP ka bashkëpunuar me vetëdije në mbulimin e këtij krimi ligjor.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit
Artikulli tjetër Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.