Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën dhe Bjellorusinë.
Sipas njoftimit të FSHF-së, në seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran ishin të pranishëm 25 futbollistë. Ndërkohë, Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi i janë bashkuar grupit mbrëmë, për të qenë të gatshëm që nga dita e sotme për të punuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Stërvitja e parë u zhvillua në dy grupe, në varësi të minutave që lojtarët kishin marrë me klubet e tyre gjatë fundjavës. Futbollistët që ishin aktivizuar një ditë më parë zhvilluan një seancë të lehtë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit iu nënshtrua një programi të plotë stërvitor.
Përgatitjet do të vijojnë edhe nesër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku stafi teknik do të intensifikojë punën përpara dy përballjeve të fundit të Shqipërisë në këtë edicion të Nations League.
Marrë nga Syri.net