KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është gruaja në qendër të skandalit të spiunazhit kinez të Nvidia-s?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kush është gruaja në qendër të skandalit të spiunazhit kinez të Nvidia-s?
AktualeAnalizeBotaFokusOpinionSociale

Kush është gruaja në qendër të skandalit të spiunazhit kinez të Nvidia-s?

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 9:52 am
103 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Alice Huang, ish-drejtuese e një kompanie të inteligjencës artificiale (AI) me bazë në Singapor, është në qendër të një skandali të dyshuar spiunazhi kinez, pasi drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, pranoi se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Hetimi ngre pikëpyetje nëse inteligjenca kineze është përpjekur të sigurojë qasje në teknologjinë e Nvidia-s dhe te drejtori i saj ekzekutiv përmes Alice Huang, në një kohë kur SHBA-ja dhe Kina po konkurrojnë në garën për inteligjencën artificiale.

Gjatë fundjavës, Jensen Huang ka pranuar në një letër drejtuar punonjësve të Nvidia-s se kishte pasur një marrëdhënie romantike me një grua të dyshuar si spiune kineze.

Edhe pse ai nuk e ka përmendur me emër Alice Huang, letra është publikuar pasi The New York Times raportoi fillimisht në tetor se autoritetet amerikane besonin se ajo ishte spiune kineze, shkruan Axios.

Fotografitë e realizuara në vitet 2024 dhe 2025 tregojnë Alice Huang dhe Jensen Huang së bashku.

Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, Alice dhe Jensen Huang nuk kanë lidhje familjare dhe nuk janë të martuar me njëri-tjetrin. Jensen Huang është i martuar me Lori Huang prej 40 vjetësh.

Dihet pak për Alice Huang. Ajo ka drejtuar një kompani me bazë në Singapor, të quajtur Megaspeed International, e cila operon në fushën e kompjuterëve cloud dhe qendrave të të dhënave dhe që u bë një nga klientët e Nvidia-s me blerje në vlerë prej miliarda dollarësh.

The New York Times ka raportuar të hënën se Departamenti i Tregtisë po drejtonte hetimin ndaj Megaspeed, përpara se çështja t’i kalonte Departamentit të Drejtësisë, pasi Nvidia kishte kontaktuar autoritetet lidhur me rastin.

Kush është Alice Huang?

Huang, e njohur edhe si Huang Le, është shtetase kineze, me një të kaluar profesionale që raportohet se përfshin gazetarinë dhe financat.

Një hetim i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) zbuloi një profil në internet, sipas të cilit ajo kishte punuar më parë në kompaninë e shërbimeve financiare HSBC dhe në televizionet CCTV dhe Hunan TV.

Megjithatë, AFP-ja ka thënë se nuk kishte mundur t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto të dhëna.
Sipas The New York Times, ministria kineze e Sigurisë Shtetërore e kishte rekrutuar Alice Huangun për të mbledhur informacione rreth Jensen Huangut dhe për të ndikuar në qëndrimin e tij lidhur me shitjen e çipave të inteligjencës artificiale kompanive kineze.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë informacionesh i ka dhënë ajo Pekinit dhe nëse ka arritur të sigurojë ndonjë informacion nga Jensen Huang.

Bordi drejtues i Nvidia-s thotë se nuk ka arsye të besojë se Alice Huang ka siguruar sekrete tregtare të kompanisë. Edhe Kina i ka mohuar akuzat.

Lidhjet e Megaspeed me Nvidia-n

Megaspeed u bë partnere zyrtare e Nvidia-s në ofrimin e shërbimeve cloud në vitin 2023, sipas Bloomberg, dhe bleu çipa të Nvidia-s në vlerë prej më shumë se 4.8 miliardë dollarësh gjatë një periudhe prej rreth dy vjetësh.

Sipas The New York Times, Alice Huang ishte mburrur me lidhjet e saj me Jensen Huangun dhe kontaktet në Nvidia për të siguruar financime për bizneset e saj.

Një punonjës i Megaspeed i tha Culper Research se Jensen Huang e vizitonte herë pas here kompaninë, duke shtuar se ai dhe Alice kishin një marrëdhënie “shumë të afërt”.

Bilanci financiar i Megaspeed u rrit nga 33 milionë dollarë në fund të vitit 2023 në afro 3 miliardë dollarë një vit më vonë, sipas dokumenteve të kompanisë të shqyrtuara nga Culper, një kompani që përfiton financiarisht nga rënia e vlerës së aksioneve të Nvidia-s.

Një pjesë e madhe e kësaj rritjeje përfshinte rreth 2.9 miliardë dollarë depozita të rimbursueshme nga një burim i paidentifikuar, sipas Culper.

Ky financim ngre pikëpyetje të tjera për marrëdhëniet e Megaspeed me kompanitë kineze.

Në fillim të vitit 2025, Alice Huang dhe partneri i saj i biznesit, Kang Ëei, u thanë investitorëve se nuk kishin “asnjë problem për të siguruar procesorë grafikë (GPU)” dhe përmendën gjigantin kinez Alibaba si klient të një projekti të ri për ndërtimin e një qendre të të dhënave, sipas Financial Times.

Çfarë po hetojnë autoritetet?

Autoritetet amerikane, përfshirë Departamentin e Tregtisë dhe Departamentin e Drejtësisë, kanë hetuar nëse Megaspeed ka ndihmuar kompanitë kineze të sigurojnë procesorë të avancuar të Nvidia-s dhe nëse kjo ka shkelur kufizimet amerikane për eksportin e teknologjisë.

Kompania i ka kundërshtuar në dhjetor të vitit 2025 pretendimet për transferim të paligjshëm të çipave.

Ajo ka deklaruar se planifikon të bashkëpunojë me autoritetet amerikane gjatë hetimit.

Tre kryetarë republikanë të komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar një informim me dyer të mbyllura nga Jensen Huang, më 18 nëntor, lidhur me kontaktet e tij me Alice Huang dhe mënyrën se si Nvidia mbron veten nga kërcënimet e huaja.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulohet një skemë e paligjshme e klinikave të fertilizimit në Tiranë
Artikulli tjetër Shqipëri-Finlandë/ Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.