KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka Botërore nxjerr zbuluar dobësinë e ekonomisë shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banka Botërore nxjerr zbuluar dobësinë e ekonomisë shqiptare
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Banka Botërore nxjerr zbuluar dobësinë e ekonomisë shqiptare

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 4:21 pm
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka mesatarisht dhjetë kompani importuese për çdo kompani eksportuese, raporti më i lartë ndër pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Banka Botërore.

Diferenca është dukshëm më e madhe se në Serbi, ku për çdo eksportues ka vetëm 1.5 importues, ndërsa në Maqedoninë e Veriut raporti është tre me një, në Kosovë katër me një dhe në Malin e Zi pesë me një.

Të dhënat publikohen në raportin e Bankës Botërore të tetorit 2026, “Nga hyrja në treg te mbijetesa: Logjistika tregtare dhe performanca e eksporteve në Ballkanin Perëndimor”, i cili analizon strukturën e tregtisë së jashtme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Megjithëse importuesit janë më të shumtë se eksportuesit, numri i kompanive eksportuese është rritur vazhdimisht në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në raport.

Sipas Bankës Botërore, kompanitë që merren vetëm me importe përbëjnë mesatarisht rreth 90% të subjekteve që marrin pjesë në tregtinë ndërkombëtare në Shqipëri, krahasuar me 79% në Malin e Zi, 77% në Kosovë, 65% në Maqedoninë e Veriut dhe 45% në Serbi.

Në të kundërt, kompanitë që merren vetëm me eksport përfaqësojnë më pak se 10% të subjekteve tregtare në shumicën e vendeve të analizuara, me përjashtim të Serbisë, ku pesha e tyre arrin mesatarisht në 21%.

Banka Botërore vëren se Kosova ka regjistruar zgjerimin më të shpejtë të numrit të eksportuesve, me një rritje më shumë se trefish krahasuar me vitin bazë, veçanërisht pas vitit 2015. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje më modeste, prej rreth 15–30% gjatë periudhave përkatëse të analizës.

Dallimet shfaqen edhe në vlerën mesatare të aktivitetit tregtar. Në Shqipëri, një kompani eksportuese realizoi mesatarisht 1.04 milionë dollarë eksporte në vitin 2023, ndërsa një kompani importuese regjistroi mesatarisht 150 mijë dollarë importe.

“Vlera mesatare vjetore e tregtisë së eksportuesve në Shqipëri është pothuajse tetë herë më e lartë se ajo e importuesve”, thekson Banka Botërore, duke iu referuar mesatares së periudhës së analizuar.

Raporti evidenton gjithashtu rolin e kompanive që kryejnë njëkohësisht importe dhe eksporte. Megjithëse përfaqësojnë një pjesë relativisht të vogël të subjekteve tregtare, ato realizojnë mesatarisht 95% të vlerës së eksporteve në rajon.

Sipas Bankës Botërore, pesha e këtyre kompanive në vlerën e eksporteve luhatet ndërmjet 90% dhe 99%, ndërsa pjesëmarrja e tyre është rritur veçanërisht në Serbi dhe Kosovë. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pesha e tyre në numrin e subjekteve tregtare ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Studimi mbështetet në të dhënat doganore të viteve 2017–2023 për Shqipërinë, me periudha të ndryshme referimi për ekonomitë e tjera.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si e shkatërruan bandat shqiptare të kokainës Britaninë?
Artikulli tjetër Auron Tare dhe Neritan Ceka akuza për ndërhyrjet në parkun arkeologjik të Bylisit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.