Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për bllokimin e qëllimshëm të nismave ligjore të opozitës. Këlliçi kërkoi që në rendin e ditës së Kuvendit të përfshihen dhe të shqyrtohen katër nisma ligjore të Partisë Demokratike, që parashikojnë shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.
“Raporti evidenton qartë: Mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe këto janë vetëm disa prej problematikave të shumta që evidenton raporti”, deklaroi deputeti i PD.
Marrë nga Lapsi.al