KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mjedisi, korrupsioni dhe dhuna policore në Shqipëri diskutohen në Bruksel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mjedisi, korrupsioni dhe dhuna policore në Shqipëri diskutohen në Bruksel
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Mjedisi, korrupsioni dhe dhuna policore në Shqipëri diskutohen në Bruksel

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 12:40 pm
135 Shikime
Share
13 Min. Leximi
SHARE

Zhvillimet politike, mjedisore dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri u diskutuan këtë të martë në një panel në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel, me kujdesin e eurodeputetëve Tineke Strik, Cristina Guarda dhe Andrea Schieder.

Në panel morën pjesë Joni Vorpsi nga PPNEA, gazetari dhe aktivisti Gjergj Erebara, deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi dhe avokatja e të drejtave të njeriut Dea Nini.

Pjesëmarrësit ngritën shqetësime për ligjin e zonave të mbrojtura, projektet turistike në Zvërnec, korrupsionin dhe dhunën policore gjatë protestave të muajve të fundit, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe llogaridhënie nga institucionet evropiane në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Zvërneci dhe ligji për zonat e mbrojtura: shqetësime për mjedisin dhe komunitetet lokale

Zhvillimet dhe projekti turistik në Zvërnec ishin në qendër të fjalimit të mbajtur nga Joni Vorpsi nga PPNEA. Ai ngriti shqetësimin për përmasat e zhvillimit të planifikuar në një zonë me vlera të rëndësishme natyrore. Sipas tij, projekti i fundit i bërë publik parashikon rreth 6 mijë njësi, nga të cilat vetëm 800 janë dhoma hoteli.

Pjesa tjetër, shpjegoi Vorpsi, do të jetë në funksion të njësive të banimit që mund të blihen dhe përdoren nga individë privatë, duke sjellë një zgjerim të konsiderueshëm të infrastrukturës dhe presion mbi burimet natyrore.

“Pra, kur flasim për projekte me përgjegjësi mjedisore, këtu po flasim për ndërtimin e një projekti të tillë brenda një rezervati natyror, në një rezervat me natyrë të egër”, u shpreh ai.

Vorpsi e lidhi këtë zhvillim edhe me ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura, të miratuara në vitin 2024, duke e cilësuar retorikën e qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm si një proces të “greenwashing” (gjelbërimit të rremë).

Sipas tij, legjislacioni shqiptar nuk është në përputhje me direktivat evropiane për Shpendët dhe Habitatet, ndërsa ndryshimet në ligj janë pjesë e kritereve të ndërmjetme të Kapitullit 27 të negociatave të anëtarësimit.

“Duket sikur ekziston një kanal komunikimi publik mes BE-së dhe Shqipërisë, ku përcillen mesazhe shumë optimiste, por, nga ana tjetër, ajo që ndodh në negociata është krejt ndryshe. Ne nuk shohim asnjë arsye se përse ky ligj nuk është shfuqizuar ende, kur kjo duhet të ishte diçka shumë e thjeshtë”, tha Vorpsi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se projektet e mëdha turistike rrezikojnë të përjashtojnë komunitetet lokale nga administrimi i burimeve natyrore, duke i kthyer ato në fuqi punëtore të shërbimeve turistike dhe duke u hequr mundësinë për të vazhduar aktivitetet e tyre tradicionale.

Duke iu referuar ndërhyrjeve të kryera në Zvërnec, Vorpsi tha se buldozerët kishin punuar për rreth një muaj në zonën e mbrojtur, duke rrafshuar duna rëre dhe tharë ligatina brenda pyllit, pa ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

“Buldozerët u larguan nga zona për shkak të protestave, sepse njerëzit ngritën zërin dhe, sigurisht, sepse ata ndodheshin aty në mënyrë të paligjshme”, u shpreh ai, duke shtuar se ende nuk ka institucione të mbajtura përgjegjëse për dëmet e shkaktuara, ndërsa hetimet vijojnë.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e zgjeroi diskutimin te ligji për Paketën e Maleve, të cilin e cilësoi si një mekanizëm për transferimin e pronës publike në duar private.

Sipas tij, ky ligj parashikon kalimin e 6.061 hektarëve tokë publike në pronësi private për një çmim simbolik prej një euroje.

“Kjo përfshin, sigurisht, pyje, kullota, livadhe etj. Nga këto 661 mijë hektarë, 21.6% ndodhen brenda zonave të mbrojtura, sipas ligjit për zonat e mbrojtura që kishim përpara ndryshimeve të vitit 2024”, u shpreh Muçi.

Muçi theksoi se ligji nuk kufizohet vetëm te zhvillimi i turizmit, por lejon edhe aktivitete industriale, duke ngritur shqetësime për pasojat mbi mjedisin dhe pronësinë e komuniteteve lokale.

Ai vlerësoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidentonte disa prej këtyre problemeve, por nuk pasqyronte plotësisht përmasat e zhvillimeve në vend.

Duke iu referuar deklaratës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, kur vlerësoi se qeveria shqiptare kishte bërë një “punë fantastike”, Muçi ngriti pyetjen se çfarë mesazhi po merr shoqëria shqiptare nga Bashkimi Evropian.

“Për çfarë qëndron Bashkimi Evropian?”, pyeti ai, duke iu referuar protestuesve që prej muajsh kërkojnë respektimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe standardeve evropiane.

Muçi paralajmëroi se mënyra se si BE-ja vlerëson qeverinë shqiptare, ndërkohë që qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit, po ushqen ndjenja euroskeptike edhe mes njerëzve që dëshirojnë integrimin evropian të vendit.

“Po i ngre këto shqetësime nga pozita e një proevropiani, e dikujt që dëshiron vërtet që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai, duke i kërkuar Parlamentit Evropian të mbrojë më fort vlerat që përfaqëson dhe të mos mjaftohet me vlerësime pozitive për qeverinë.

Korrupsioni dhe dhuna policore, kërkohet llogaridhënie nga institucionet

Gazetari dhe aktivisti Gjergj Erebara u ndal te format e ndryshme të korrupsionit në Shqipëri, duke argumentuar se lufta kundër tij nuk mund të kufizohet vetëm te ndjekja penale e zyrtarëve të lartë.

Ai dalloi mes korrupsionit të zakonshëm, korrupsionit politik, korrupsionit sistemik dhe zhvatjes, duke sjellë shembuj nga hetimet për manipulimin e prokurimeve publike, por edhe nga shërbimet publike ku qytetarët detyrohen të paguajnë për të marrë shërbime që duhet t’u garantohen.

Duke iu referuar një ish-zyrtari të Ministrisë së Brendshme, i cili akuzohet se ka përfituar 10 milionë euro ryshfet nga një kompani që shiste kompjuterë për Policinë e Shtetit, Erebara tha se korrupsioni sistemik shkon përtej përfitimit individual.

Ai u ndal edhe te zhvatja e qytetarëve, duke përmendur rastet kur punonjësit e administratës shantazhohen për një pjesë të pagës, apo kur pacientët përballen me mungesë shërbimesh në spitalet publike dhe detyrohen t’i drejtohen sektorit privat.

Sipas tij, këto forma korrupsioni kërkojnë ndryshime më të thella shoqërore dhe politike.

“Lufta kundër korrupsionit sistemik dhe zhvatjes ka nevojë për më shumë se kaq. Ajo ka nevojë për ndryshim në shoqërinë e gjerë. Është e nevojshme të sigurohemi që qytetarët janë të vetëdijshëm për pushtetin e tyre politik, që ata ta dinë se mund të përballen me situata të tilla bashkë, në vend që të vuajnë veçmas”, u shpreh Erebara.

Ai e lidhi këtë ndryshim me protestat e muajve të fundit dhe me atë që e cilësoi si ndërgjegjësimin e qytetarëve për fuqinë e tyre për t’u përballur me padrejtësitë.

“Kjo është ajo që ne shpresojmë se po bën Revolucioni i Flamingove. Që njerëzit të ndërgjegjësohen për fuqinë që kanë dhe të jenë të gatshëm të përballen me padrejtësitë në vend që të përpiqen t’i shpëtojnë tinëz atyre”, tha ai.

Duke iu drejtuar eurodeputetëve, Erebara theksoi se integrimi evropian nuk duhet të shihet vetëm si një proces ligjor, por si një angazhim për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian para së gjithash për vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe barazisë. Këto nuk janë ‘mallra’ të disponueshme në treg dhe as nuk mund të importohen e as nuk mund të eksportohen. Ndryshimi duhet të vijë nga brenda shoqërisë”, përfundoi ai.

Një pjesë e rëndësishme e panelit iu kushtua dhunës policore gjatë protestave. Avokatja e të drejtave të njeriut Dea Nini paraqiti gjetjet paraprake të një dokumentimi të kryer në bashkëpunim me një grup prej 40 avokatësh, të cilët kanë ofruar ndihmë vullnetare për protestuesit dhe studentët.

“Shqyrtimi ynë paraprak identifikoi rreth 90 raste kur efektivët dyshohet se kanë goditur persona që ndodheshin në tokë, që ishin të prangosur ose që ndodheshin tashmë brenda automjeteve të policisë në Shqipëri”, tha Nini.

Ajo solli rastin e një të riu me një sëmundje të rëndë neurologjike, i cili, sipas dokumentimit, u godit me shkopinj gome, u dhunua brenda furgonit të policisë dhe më pas u la i gjakosur në rrugë. Fraktura e tij kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për rastin është depozituar një kallëzim penal për torturë.

Nini iu referua edhe standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave përdorimi i forcës që nuk është rreptësisht i domosdoshëm cenon dinjitetin njerëzor dhe përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo ngriti shqetësime për përdorimin e predhave kinetike dhe gazit lotsjellës, duke përmendur raste të goditjeve në sy, kokë dhe pjesë të tjera të trupit, si dhe municione të skaduara apo pa shënime identifikuese.

“Pamjet në regjistrin tonë tregojnë se gazi lotsjellës përfshiu një pikë të ndihmës së shpejtë të ngritur nga vullnetarët. Një person që po ofronte ndihmën e parë pretendon se efektivët e policisë i goditën në kokë ndërsa po trajtonin protestuesit e plagosur”, deklaroi ajo.

Për arrestimet gjatë protestave, Nini iu referua të dhënave zyrtare të prokurorisë dhe gjykatave, sipas të cilave janë arrestuar 319 persona, përfshirë 38 fëmijë, ndërsa 630 të tjerë janë proceduar penalisht pa u arrestuar.

Nga 319 arrestimet, 62 janë konsideruar të paligjshme nga gjykatat, përfshirë gjashtë arrestime të fëmijëve.
Një tjetër problem i evidentuar ishte identifikimi i efektivëve përgjegjës për përdorimin e forcës.

“Në 15.9% të 226 rasteve të shqyrtuara nga ekspertët, efektivët ishin të maskuar ose të paidentifikueshëm”, u shpreh Dea Nini.

Ajo kërkoi hetime të pavarura, përfshirë përgjegjësinë e zinxhirit komandues, identifikimin e efektivëve dhe publikimin e municioneve të përdorura kundër protestuesve.

Nini ngriti gjithashtu shqetësimin për aktet normative të miratuara nga qeveria më 28 tetor, të cilat kufizojnë të drejtën e tubimit dhe krijojnë një regjistër policor, duke theksuar se ato tashmë janë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga studentët.

Ajo vuri në pikëpyetje edhe mungesën e transparencës për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Ministria e Brendshme për identifikimin e protestuesve të maskuar.

“Qeveria veproi shumë shpejt për të krijuar një skemë kompensimi për pronat e dëmtuara dhe kjo mund të jetë e drejtë. Por, a do të veprojë po aq shpejt edhe për kockat e thyera, kafkat e frakturuara dhe sytë e dëmtuar të protestuesve?”, pyeti ajo.

Në përfundim, avokatja i kërkoi Parlamentit Evropian që llogaridhënia për dhunën policore të përfshihet në vlerësimin e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 23, që Komisioni Evropian të ndjekë nga afër hetimet dhe të kërkojë shqyrtimin e akteve normative të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese.

“Vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk do të fitohet vetëm përmes miratimit të ligjeve. Këtë e kemi bërë. Por do të fitohet përmes faktit nëse këto ligje mbrojnë të gjithë, përfshirë qytetarët shqiptarë që guxojnë të sfidojnë qeverinë e tyre”, përfundoi Nini.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash
Artikulli tjetër Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.