KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel
AnalizeHI-TechKomentKryesoreSocialeZhvillim

Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 12:41 pm
116 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dhjetë ditë pas vendosjes së gjobave ndaj disa televizioneve në vend, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet se masat administrative përbëjnë censurë.

Në reagimin e saj, Krasniqi shprehet se mediat nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia, ndonëse deklaratat problematike janë bërë nga të ftuarit dhe jo nga gazetarët.

“Duhet shqyrtuar i gjithë konteksti editorial: Reagimi i moderatorit dhe nëse transmetimi informon publikun apo kontribuon në përhapjen dhe normalizimin e thirrjeve për dhunë”, shkruan Krasniqi, ndërsa rendit disa prej deklaratave të transmetuara në ekranet e televizioneve të gjobitura.

Krasniqi hedh poshtë edhe akuzat se masat lidhen me qëndrimet antiqeveritare.

“Të jesh kritik ndaj qeverisë nuk të përjashton nga zbatimi i ligjit. Të marrësh një sanksion për një përmbajtje të caktuar nuk do të thotë automatikisht se je ndëshkuar për qëndrimin tënd politik”, shkruan ajo.

Reagimi i kryetares së AMA-s vjen pas kundërshtimeve të disa mediave dhe gazetarëve ndaj vendimeve të institucionit.

Gjatë javës së kaluar, kur njoftimet për gjobat mbërritën në redaksitë e mediave, Shteg.org kërkoi një qëndrim nga AMA dhe vetë Armela Krasniqi. Përgjigjja e institucionit ishte një argumentim me karakter institucional, pa iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të ngritura nga redaksia.

Ndërkohë, sipas burimeve të Shteg.org pranë Komisionit Parlamentar për Median, javën e ardhshme Krasniqi pritet të raportojë përpara deputetëve, ku do të përballet me shqetësimet dhe kundërshtimet e mediave lidhur me gjobat e vendosura.

Për drejtuesen e këtij Komisioni, Jorida Tabaku, vendimmarrja lidhet me shqetësimet e përsëritura të Komisionit Europian për pavarësinë e AMA-s, veçanërisht për mënyrën e emërimit të anëtarëve të bordit dhe mundësinë e ndikimit politik e ekonomik mbi institucionin.

Gjobat, në vlerën 100 mijë lekë secila, janë vendosur ndaj disa televizioneve për deklarata të transmetuara në emisionet e tyre. KLAN TV është gjobitur për një deklaratë të gazetarit Armand Shkullaku në emisionin “Opinion”, ndërsa Vizion Plus për një deklaratë të Andi Bushatit në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Masa administrative janë vendosur edhe për emisionin e Erla Mëhillit në Euronews Albania, emisionin e Beti Njumës në News24, Ora News dhe emisionin e Çim Pekës në Syri TV.

Por për gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve të prekura, debati shkon përtej vlerës financiare të gjobave. Shqetësimi kryesor lidhet me precedentët që këto vendime mund të krijojnë për lirinë editoriale dhe mënyrën se si televizionet do të trajtojnë debatet politike në të ardhmen.

Sipas tyre, sanksionet mund t’i bëjnë redaksitë më të rezervuara në përzgjedhjen e të ftuarve, moderimin e debateve dhe trajtimin e temave të ndjeshme politike, duke krijuar një klimë vetëcensure.

Gazetari Blendi Fevziu e konsideron këtë qasje një formë të tërthortë censure. Sipas drejtuesit të emisionit “Opinion”, një televizion mund të detyrohet të ndryshojë përzgjedhjen e të ftuarve, jo për shkak të cilësisë së debatit, por nga frika se një deklaratë e tyre mund të sjellë një tjetër gjobë.

Edhe Erla Mëhilli, drejtuese e emisionit “Now” në Euronews Albania, ngre shqetësimin për pasojat që këto vendime mund të kenë në punën e redaksive. Sipas saj, masa të tilla mund të krijojnë një klimë vetëcensure, veçanërisht në emisionet politike që transmetohen drejtpërdrejt, ku moderatorët nuk kanë mundësi të parashikojnë çdo deklaratë të të ftuarve.

Në fund të reagimit të saj, Krasniqi thekson se të gjobiturit mund të ankimojnë masën administrative dhe se AMA “nuk mund të heshtë përballë shkeljeve vetëm sepse vendimet e saj mund të jenë të papëlqyeshme”.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mjedisi, korrupsioni dhe dhuna policore në Shqipëri diskutohen në Bruksel
Artikulli tjetër SPAK kërkon 4 vite e 8 muaj burg për Elman Abulen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.