KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çeki/ Qindra mijëra në protestë, kundër ligjit të medias publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çeki/ Qindra mijëra në protestë, kundër ligjit të medias publike
AnalizeBotaFokusPolitikeSociale

Çeki/ Qindra mijëra në protestë, kundër ligjit të medias publike

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 9:30 am
126 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Në kryeqytetin çek, Pragë, një numër i madh njerëzish protestuan kundër planeve të qeverisë për radion dhe televizionin publik. Pjesëmarrësit u mblodhën për një protestë masive në rrafshnaltën Letna. Organizatorët folën për 350.000 deri në 450.000 protestues. Policia deri tani nuk ka dhënë shifra.

Protesta drejtohet kundër planit të qeverisë së kryeministrit Andrej Babis për të hequr tarifën e transmetimit dhe për t’i financuar në të ardhmen mediat publike nga buxheti i shtetit.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës e miratuan muajin e kaluar në lexim të parë projektligjin përkatës. Ai parashikon gjithashtu një shkurtim të fondeve me 15 për qind. Si pasojë, buxheti nominal i televizionit do të binte në nivelin e vitit 2008, ndërsa ai i radios në nivelin e vitit 2005.

Çfarë parashikon projektligji?

Sipas propozimit të qeverisë, modeli i tarifës së licencës, me të cilën financohen aktualisht Televizioni Çek (CT) dhe Radioja Çeke (CRo), do të hiqej dhe transmetuesit do të financoheshin drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Tri partitë e koalicionit, ANO e qendrës eBabisit, SPD e ekstremit të djathtë dhe Motoristët konservatorë radikalë, elektorati i të cilëve priret të jetë më pak i pasur, këmbëngulin se tarifa e licencës është një taksë e padrejtë.

Partitë argumentojnë se sistemi i ri, i cili parashikon shkurtimin e financimit të CT-së dhe CRo-së me rreth 15% në vitin e parë, do t’i bënte këta dy transmetues më efikasë. Ato theksojnë gjithashtu se disa vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë reforma të ngjashme.

Cilat janë kundërshtimet ndaj projektligjit?

Kritikët i kanë hedhur poshtë me zemërim këto argumente.

Partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare të monitorimit e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të minojë pavarësinë e transmetuesve publikë, raportimi kritik i të cilëve prej kohësh ka irrituar veçanërisht ANO-n dhe SPD-në.

Analistët theksojnë se, ndërsa modelet në vende të tjera të BE-së përmbajnë garanci për stabilitet financiar afatgjatë dhe pavarësi editoriale, propozimi i qeverisë çeke nuk ofron asnjërën prej tyre.

CT dhe CRo kanë paralajmëruar se buxheti i reduktuar i parashikuar në projektligj do të sjellë shkurtime të programeve dhe të vendeve të punës.

Kur publikimi i parë i projektligjit të propozuar u prit me protesta gjatë verës, Vaclav Stetka nga European New School of Digital Studies tha për DW se “shkurtime të tilla drastike të buxhetit përbëjnë një akt vandalizmi kulturor”.

Kritika ka pasur gjithashtu për kufizimin e debatit parlamentar gjatë procedurës së përshpejtuar të miratimit të projektligjit.

“Qasja konfrontuese, përpjekjet për të kufizuar debatin parlamentar dhe retorika e qeverisë ndaj gazetarëve dhe kritikëve kanë kontribuar të gjitha në reagimin e fortë të publikut”, tha për DW Otto Eibl, politolog në Universitetin Masaryk në Brno, qyteti i dytë më i madh i Çekisë.

Çfarë ka ndodhur që nga përshpejtimi i projektligjit?

Reagimi ishte i menjëhershëm. Turma protestuesish qëndruan para parlamentit gjatë gjithë natës, ndërsa qeveria kaloi me ngut leximin e parë të projektligjit.

Që atëherë, në qytete të mëdha dhe të vogla në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta të shumta. Shumë prej tyre janë udhëhequr nga studentët dhe u janë bashkuar sindikatat, kishat dhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe kulturore.

Punonjësit e CT-së dhe CRo-së shpallën grevë në fillim të nëntorit, duke çrregulluar programacionin televiziv dhe radiofonik të vendit.

Protesta e së dielës pritet ta përshkallëzojë më tej presionin. Kjo protestë u zhvillua vetëm dy ditë para përvjetorit të fillimit të Revolucionit të Kadifenjtë, i cili në vitin 1989 çoi përfundimisht në rrëzimin e komunizmit në Çekosllovakinë e atëhershme.

Grupi i shoqërisë civile Million Moments for Democracy, që organizoi tubimin e së dielës, nxori sipas vlerësimeve rreth 300.000 njerëz në rrugë për të protestuar gjatë mandatit të parë të Babisit si kryeministër në vitin 2019 dhe më shumë se 200.000 në fillim të këtij viti.

Pse reagimi ka qenë kaq i fortë?

Përpjekja e papritur e qeverisë për ta kaluar me ngut propozimin pasqyron padurimin për të përmbushur një nga premtimet kryesore të bëra para zgjedhjeve të tetorit 2025, si dhe ambicien e kahershme të kryeministrit. Gjatë mandatit të tij të parë në pushtet, nga viti 2017 deri më 2021, ai nuk arriti të realizonte përpjekjen për të marrë kontrollin e këshillit drejtues të CT-së.

Vaclav Stetka vëren se sulmet e përsëritura ndaj medias publike nga qeveritë çeke, si në të kaluarën ashtu edhe sot, pasqyrojnë një kulturë të veçantë politike në shtetet postkomuniste të Evropës.

“Elita politike nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e medias publike”, tha ai.

Megjithatë, në Çeki, transmetuesit publikë kanë fituar një status të veçantë si shtylla të demokracisë.

Ky status u konsolidua gjatë asaj që u bë e njohur si “kriza e Televizionit Çek” e viteve 2000-2001, kur punonjësit pushtuan studiot e CT-së dhe protestat masive e detyruan qeverinë e atëhershme të tërhiqej nga përpjekja për të marrë kontrollin.

“Lufta për median publike është shndërruar në simbol të mbrojtjes së vlerave dhe institucioneve të demokracisë liberale”, tha Eibl.

Si ka reaguar qeveria?

Ndërsa zemërimi është rritur, qeveria është përpjekur të qetësojë situatën. Babis ka deklaruar se do të hartohet një propozim i ri, sipas të cilit financimi i medias publike do të nxirrej jashtë buxhetit të shtetit dhe do të garantohej pavarësia editoriale. Propozimi më pas do t’i nënshtrohej një debati të plotë dhe të hapur.

Megjithatë, kritikët mbeten skeptikë, duke theksuar mungesën e hollësive dhe faktin se anëtarë të tjerë të qeverisë duket se janë të vendosur të vazhdojnë me kursin aktual.

Million Moments for Democracy këmbëngul se presioni duhet të vazhdojë.

“Fjalët nuk vlejnë asgjë”, deklaroi grupi. “Ndërsa njerëzit ngrihen në mbrojtje të medias së pavarur, qeveria vazhdon të sillet sikur vendi t’i përkiste asaj.”

Cilat janë rreziqet e mundshme për qeverinë?

Me pak shenja se kundërshtimi do të zbehet, qeveria gjendet përballë një zgjedhjeje.

Ajo ka shumicën parlamentare të nevojshme për ta miratuar projektligjin dhe për të kapërcyer çdo veto të mundshme nga Senati, dhoma e lartë e parlamentit, dhe presidenti Petr Pavel.

Por kjo mund të ketë një kosto politike.

Sondazhet tregojnë se mbështetja politike për qeverinë është dobësuar dhe mund të bjerë më tej, nëse protestat zgjerohen duke përfshirë edhe pakënaqësitë në rritje për koston e jetesës dhe strehimin, siç ka ndodhur së fundmi me protestat e udhëhequra nga studentët në Francë dhe vende të tjera evropiane.

“Rreziku i vërtetë për qeverinë është që çështja e medias të kthehet në katalizator të një pakënaqësie më të gjerë”, tha Martin Vokalek nga Instituti EUROPEUM për Politikat Evropiane me seli në Pragë.

A mund të përshkallëzohet situata në dhunë?

Babis është i vetëdijshëm për rrezikun. Kryeministri njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë e 17 nëntorit për përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, të cilat kanë një rëndësi të madhe simbolike, me shpresën se mungesa e tij mund “ta qetësojë situatën e tensionuar”.

Megjithatë, ka pak shqetësim se protestat në Çeki mund të shndërrohen në dhunë. Analistët theksojnë se zemërimi në Çeki mbetet i përqendruar kryesisht te propozimi për median publike dhe vazhdon të shprehet në një mënyrë të ngjashme me ngjarjet historike që kanë shënuar thellësisht historinë moderne të vendit.

“Nuk do të prisja skena si në Francë”, tha Vokalek për DW, duke theksuar se “kultura çeke e protestave të mëdha, paqësore dhe qytetare”, e cila i dha emrin Revolucionit të Kadifenjtë dhe “Divorcit të Kadifenjtë” me Sllovakinë në vitin 1993, vazhdon të jetë e fortë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës
Artikulli tjetër PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.