KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marina franceze kap nëndetëse në Atlantik, dyshohet se po transportonte kokainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Marina franceze kap nëndetëse në Atlantik, dyshohet se po transportonte kokainë
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Marina franceze kap nëndetëse në Atlantik, dyshohet se po transportonte kokainë

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 9:36 am
135 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Marina franceze ka sekuestruar 146 kilogramë kokainë pasi ndaloi një mjet lundrues gjysmëzhytës në Oqeanin Atlantik. Në bord ndodheshin katër persona, ndërsa disa tonë të tjerë drogë përfunduan në fund të detit pasi ekuipazhi aktivizoi mekanizmin e fundosjes.

Një operacion i pazakontë është zhvilluar në Oqeanin Atlantik, ku Marina Kombëtare Franceze ka interceptuar një mjet lundrues gjysmëzhytës që transportonte disa tonë kokainë.

Ngjarja ndodhi në fundjavë, ndërsa lajmi u bë publik këtë të diel nga Ministria Franceze e Mbrojtjes dhe Prefektura e Martinikës.

Sipas autoriteteve franceze, sapo fregata ushtarake iu afrua mjetit lundrues, i cili nuk mbante asnjë flamur identifikues, tre persona nga ekuipazhi u hodhën në det.

Ndërkohë, ekipi francez i ndërhyrjes arriti të hipte në bord dhe të nxirrte personin e katërt, i cili kishte aktivizuar mekanizmin e fundosjes së mjetit.

Autoritetet bëjnë me dije se mjeti u fundos në më pak se tre minuta, por katër të dyshuarit u shpëtuan dhe u morën në kontroll nga forcat franceze.

Gjatë operacionit, autoritetet arritën të nxirrnin nga deti disa pako me kokainë, me një peshë totale prej 146 kilogramësh.

Megjithatë, pjesa tjetër e ngarkesës, që sipas Ministrisë Franceze të Mbrojtjes arrinte në disa tonë, u fundos bashkë me mjetin lundrues.

Bëhet fjalë për një mjet gjysmëzhytës, një lloj embarcacioni artizanal ose gjysmëartizanal, i projektuar për të lundruar shumë pranë sipërfaqes së ujit, me qëllim shmangien e zbulimit.

Autoritetet franceze e cilësuan ndërhyrjen si një operacion të paprecedentë për Marinën Kombëtare.

Aksioni u zhvillua në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, me mbështetjen e një helikopteri të vendosur në fregatën franceze dhe të një avioni amerikan të patrullimit detar.

Operacioni u zhvillua nën drejtimin operacional të agjencisë ndërinstitucionale amerikane për luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Përmes këtij aksioni, autoritetet franceze dhe amerikane përcollën një mesazh të qartë për rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës: as ujërat ndërkombëtare nuk përbëjnë një zonë të sigurt për trafikantët.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Artikulli tjetër Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Huthët dhe Irani vijojnë sulmet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.