KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Muzika serbe “Oj Kosovo…”, në Forumin e BE-së shkakton kritika
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Muzika serbe “Oj Kosovo…”, në Forumin e BE-së shkakton kritika
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitikeRajoni

Muzika serbe “Oj Kosovo…”, në Forumin e BE-së shkakton kritika

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 3:03 pm
306 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Interpretimi i muzikës së këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cilësuar si nacionaliste, në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel më 15 nëntor, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë. Forumi organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Muzika e këngës u interpretua nga grupi slloven “Kapobanda”. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, reagoi duke e cilësuar ngjarjen si shqetësuese.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Haxhiu.

Ajo shtoi se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të transmetojë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Haxhiu: “Presim sqarimin e BE-së”

“Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme”, theksoi Haxhiu, duke shtuar se institucionet evropiane duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.

Reagim pati edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Ai shkroi në platformën X se bëhet fjalë për “një provokim të qëllimshëm ose një shfaqje të pastër të injorancës”.

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, shkroi Terras.

Kos shpreh keqardhje

Nga ana tjetër, komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë qëndrimet e Komisionit Evropian.

Kos deklaroi se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e popujve të kësaj pjese të Evropës dhe nënvizoi rëndësinë e pajtimit, pa i harruar dallimet dhe përvojat historike.

Në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e Marta Kos, Kosova nuk është ftuar. Në programin e ditës kryesore të forumit, më 16 nëntor, ishte paraparë që të mbanin fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Beogradi ndërron pushtetin të martën
Artikulli tjetër Itali/ Banka më e madhe dixhitale e Europës pastroi paratë e mafias

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.