KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Itali/ Banka më e madhe dixhitale e Europës pastroi paratë e mafias
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Itali/ Banka më e madhe dixhitale e Europës pastroi paratë e mafias
AnalizeBotaFinanceFokusKryesoreSociale

Itali/ Banka më e madhe dixhitale e Europës pastroi paratë e mafias

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 3:24 pm
281 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Mangësitë në sistemin kundër pastrimit të parave dyshohet se kanë lehtësuar transferimin, fshehjen ose përvetësimin e kapitaleve nga persona të hetuar ose të dënuar për pastrim parash, të rënduar edhe nga metoda mafioze. Gjithashtu, dyshohet se ka pasur lëvizje të kompanive të lidhura me persona të afërt me klanet e ‘Ndrangheta-s.

Për këto arsye, Seksioni i masave parandaluese i Gjykatës së Milanos, me kërkesë të prokurorit Paolo Storari, ka vendosur administrimin gjyqësor për një vit ndaj filialit italian të Revolut. Një bankë digjitale që numëron rreth 80 milionë përdorues në mbarë botën dhe mbi gjashtë milionë në Itali.

Marrëdhëniet me subjekte të hetuara ose të dënuara
Gjatë hetimeve të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza, dyshohet se kanë dalë në pah “marrëdhënie mes institucionit të kreditit dhe subjekteve të hetuara ose të dënuara për vepra penale të pastrimit të parave dhe transferimit mashtrues të vlerave, të rënduara edhe nga metoda ose lehtësimi mafioz” dhe “për vepra të tjera të rënda penale që hyjnë në kuadrin e krimeve të përcaktuara nga legjislacioni antimafia”.

Sipas asaj që kanë rindërtuar hetuesit, për shkak të “mangësive të rënda të sistemit Anti-Money Laundering (kundër pastrimit të parave)” të Revolut-it, “subjekte të shumta të dënuara ose të hetuara për krime të rënda” dhe “subjekte ndaj të cilëve janë vendosur masa parandaluese personale/pasurore” kanë “mundur të hyjnë në sistemin financiar” dhe është lehtësuar “në fakt kryerja e veprave penale”.

Klientët italianë
Hetimet kanë identifikuar mes “klientelës italiane” të bankës digjitale 24 persona “rezidentë në rrethin e Milanos”, mes viteve 2023 dhe 2024, të përfshirë “në procedime për vepra penale të rëndësishme”. Më pas, kanë dalë në dritë, ndër të tjera, lëvizjet e kompanive që lidhen me tre të hetuar të afërt me klanin e ‘Ndrangheta-s Farao-Marincola, si dhe ato të personave të tjerë të arrestuar së fundmi në mega-hetimin milanez mbi të ashtuquajturën “bankë e fshehtë” e mafieve.

Mes klientëve italianë të bankës digjitale që shfaqen në 39 faqet e vendimit të gjyqtarëve milanezë, është edhe Maurizio Ponzoni, sipërmarrës emri i të cilit kishte dalë më parë në një tjetër hetim milanez si person me “marrëdhënie biznesi” me Vincenzo Rispoli-n, bosin historik të mafies kalabreze në Lombardi.

Përmendet gjithashtu Nunzio Samuele Calamuçi, ekspert informatik i cili ishte arrestuar në vitin 2024 për çështjen Equalize mbi akseset e dyshuara të paligjshme në bazat strategjike të të dhënave, si dhe Saverio Pintaudi, një nga të penduarit e çështjes “Hydra” mbi aleancën mes eksponentëve të tri mafieve.

Hetimi i parë
“Mangësitë” e Revolut-it, në veçanti për lehtësimin e dyshuar të veprimeve të pastrimit të parave edhe për persona të akuzuar për krime mafioze, “shtrihen përgjatë disa viteve”, pra në një “hark kohor të zgjatur nga viti 2021 deri në vitin 2026”, dhe “kanë të bëjnë me sektorë, klientë dhe skema të ndryshme”.

Nga këtu lind nevoja për një “program pastrimi/rikonstruktimi” me anë të administrimit gjyqësor, siç lexohet në vendimin e Gjykatës së Milanos që pranoi kërkesën e Prokurorisë. Siç del nga dekreti, verifikimet e Guardia di Finanza-s kanë nisur nga një hetim i vitit 2025 mbi një sistem kompanish që dyshohet se kishin ngritur një mashtrim fiskal të shoqëruar me pastrim parash. Prej andej dolën në pah “llogari të hapura pranë Revolut Bank”.

Dhe u thelluan hetimet mbi “procedurat kundër pastrimit të parave” të grupit, pas një inspektimi të nisur në vitin 2024, i cili nxori në dritë “mangësi në profilizimin subjektiv të klientelës” dhe në politikën kundër pastrimit të parave, sidomos për investimet në kriptomonedha. Në verifikime doli se nga një total prej 24 klientësh të hetuar në Milano për pastrim parash, institucioni nuk kishte “dërguar asnjëherë – shkruan prokurori Storari – sinjalizime për operacione të dyshimta ndaj tyre”.

Shmangia e “detyrimeve kundër pastrimit të parave”, sipas prokurorit dhe gjyqtarëve, për Revolut-in është shndërruar në një “model të qëndrueshëm menaxhimi”, i cili ka çuar në fshehjen e flukseve financiare për gati 42 milionë euro mes vitit 2021 dhe këtij viti. Prokuroria ka rindërtuar në total “operacione të transferimit, fshehjes ose përvetësimit të kapitaleve” në vlerën e 76,5 milionë eurove.

Operacione për 76,5 milionë euro
Ka dalë në pah, sipas asaj që mësohet, “një model i qëndrueshëm menaxhimi, i cili në fakt ka lehtësuar kryerjen e operacioneve të transferimit, fshehjes ose përvetësimit të kapitaleve” për 76,5 milionë euro, të cilat “do të mund të ishin kapur përmes zbatimit të përpiktë të masave mbrojtëse kundër pastrimit të parave”, shkruan kryeprokurori i Milanos, Marcello Viola.

Masa e sotme vjen pas dy aktiviteteve të mëparshme kontrolli të kryera nga GdF-ja milaneze. E para ishte një inspektim kundër pastrimit të parave i kryer ndaj një Ofruesi të Shërbimeve të Aseteve Virtuale (Virtual Asset Service Provider – Vasp) që i përket grupit bankar, në përfundim të të cilit “dolën në pah mangësi të shumta lidhur me përmbushjen e saktë të detyrimeve kundër pastrimit të parave, me konstatimin e mbi një milion shkeljeve në fushën e verifikimit të duhur të klientelës dhe ruajtjes së të dhënave e informacioneve, përveç konstatimeve sistematike për mosraportimin e operacioneve të dyshimta”.

Aktiviteti i dytë ka të bëjë me një procedim penal për mashtrim fiskal, brenda të cilit “doli në pah përdorimi instrumental i llogarive të hapura pranë institucionit të kreditit për kryerjen e veprave penale tatimore”, theksohet në komunikatën e firmosur nga kryeprokurori i Milanos.

Flukset e parave
Shqyrtimi i flukseve të parave ka bërë të mundur gjithashtu të vërtetohet se pamjaftueshmëria e masave mbrojtëse ka pasur “efektin konkret t’u mundësojë subjekteve të interesuara lëvizjen e burimeve financiare që ishin objekt i masave parandaluese pasurore dhe shmangien e tyre nga zbulimi në kohë për mbi 4,6 milionë euro”.

Përsëritja dhe llojshmëria e rasteve të konstatuara kanë treguar papërshtatshmërinë e masave mbrojtëse të miratuara konkretisht për të parandaluar përdorimin e infrastrukturës bankare nga subjekte të përfshira në qarqe të paligjshme. Në fakt, për një ndërmjetës bankar digjital me përmasa ndërkombëtare, miratimi i sistemeve të automatizuara e bën më të rreptë detyrimin për të siguruar që këto sisteme të marrin informacione të rëndësishme, të gjenerojnë sinjalizime (alert) të besueshme, të lejojnë verifikime të përforcuara dhe të kapin skemat operative jonormale.

Në dritën e tablosë së dalë, Prokuroria e Milanos, duke e konsideruar bankën “tejet të depërtueshme ndaj subjekteve të lidhura me kontekste mafioze ose të dënuara për krime të rënda, ka kërkuar dhe ka marrë nga Gjykata e Milanos zbatimin e masës së Administrimit Gjyqësor”, bazuar në nenin 34 të Kodit Antimafia ndaj institucionit bankar lituanez të autorizuar nga Banka Qendrore Evropiane, me degë në Itali. Detyrat dhe kompetencat e administratorëve janë të përqendruara ekskluzivisht në fushat ku janë shfaqur mangësitë.

Banka: “Bashkëpunim i plotë me autoritetet”
Revolut bën të ditur se merr “shënim vendimin e Gjykatës së Milanos dhe do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet italiane”. Këtë e deklaron një zëdhënës i bankës fintech pas vendosjes së filialit nën administrim, duke nënvizuar se “ndonëse nuk mund të komentojmë llogari specifike apo procedime ligjore dhe administrative në vijim, mund të konfirmojmë se shërbimet tona bankare për individë dhe biznese në Itali vazhdojnë të funksionojnë normalisht, pa asnjë ndërprerje për klientët tanë”.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Muzika serbe “Oj Kosovo…”, në Forumin e BE-së shkakton kritika
Artikulli tjetër Policia ashpërson ndëshkimet ndaj protestuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.