Kuvendi i ri i Serbisë mblidhet më 17 nëntor për seancën konstituive. Në fokus është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit.
Lista Studentore ka shumicën me 140 nga 250 ulëse, duke i dhënë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Ajo ende nuk i ka bërë publikë kandidatët për kryetar Kuvendi dhe kryeministër.
Me konstituimin e Kuvendit nis afati 90-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re.
Në Parlamentin e ri, shqiptarët do të kenë dy mandate.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë