KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave/ Shtrenjtim deri në 4-fish
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave/ Shtrenjtim deri në 4-fish
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave/ Shtrenjtim deri në 4-fish

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 10:44 am
105 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Familjet që konsumojnë mbi 18 metër kub ujë në muaj mund të përballen me tarifa deri në tri herë më të larta për sasinë që tejkalon këtë kufi, ndërsa për konsumin mbi 30 metër kub, çmimi mund të katërfishohet.

Vendimi i fundit i Entit Rregullator të Ujit miraton një sistem të ri tarifimi progresiv, sipas të cilit konsumatorët që përdorin më shumë ujë do të paguajnë tarifa më të larta për sasinë e konsumuar mbi kufijtë e përcaktuar.

Sipas vendimit, për familjarët janë përcaktuar tri fasha konsumi.

  • Deri në 18 m³ në muaj: Uji paguhet me tarifën normale të miratuar.
  • Nga 18 deri në 30 m³: Sasia mbi 18 m³ mund të tarifohet nga 1 deri në 3 herë më shtrenjtë.
  • Mbi 30 m³ në muaj: Sasia që tejkalon 30 m³ mund të tarifohet nga 1.5 deri në 4 herë më shtrenjtë.

Kjo do të thotë se një familje që konsumon 35 metër kub ujë nuk do të paguajë automatikisht katërfish për të gjithë konsumin.

Ajo do të paguajë me tarifë normale 18 metër kubët e parë, me koeficientin e fashës së dytë për 12 metër kubët pasues dhe me koeficientin e fashës së tretë vetëm për 5 metër kubët e fundit.

Sa mund të rritet fatura? Shembull konkret

Për të kuptuar ndikimin financiar, le të marrim një shembull hipotetik ku tarifa bazë e furnizimit me ujë është 50 lekë për metër kub.

Një familje që konsumon 35 m³ në muaj, me tarifimin aktual të njëtrajtshëm, paguan 1 750 lekë vetëm për sasinë e ujit.

Nëse ujësjellësi aplikon dhe ERRU miraton koeficientët maksimalë për të dyja fashat e mbikonsumit, llogaritja do të ishte:

  • 18 m³ × 50 lekë = 900 lekë.
  • 12 m³ × 150 lekë = 1 800 lekë.
  • 5 m³ × 200 lekë = 1 000 lekë.

Në këtë rast, pagesa për furnizimin me ujë do të arrinte në 3 700 lekë, nga 1 750 lekë, pra më shumë se dyfishi i shumës së mëparshme.

Ky është vetëm një ilustrim i mënyrës së llogaritjes, jo një tarifë e miratuar. Në shembull nuk përfshihen tarifat e tjera të mundshme të faturës, si kanalizimet, tarifa fikse apo taksat.

A do të rritet menjëherë çmimi i ujit?

Siç konstaton skyweb.al, vendimi nuk përcakton një rritje automatike për të gjithë qytetarët. Ai u jep shoqërive ujësjellës-kanalizime mundësinë të kërkojnë aplikimin e koeficientëve të rinj, të cilët duhet të miratohen paraprakisht nga ERRU.

Çdo shoqëri mund të paraqesë kërkesë për tarifimin me fasha, bashkë me një analizë të konsumit, kapaciteteve të furnizimit, kostove dhe ndikimit financiar te konsumatorët.

Ujësjellësit duhet të argumentojnë gjithashtu se si do të përdoren të ardhurat shtesë që pritet të krijohen nga tarifimi më i lartë.

ERRU ka 30 ditë kohë për shqyrtimin e kërkesës dhe duhet të vendosë në mënyrë të arsyetuar nëse do t’i miratojë koeficientët e propozuar dhe periudhën e zbatimit të tyre.

Shoqëritë nuk mund të aplikojnë për këta koeficientë më shpesh se një herë në vit, sipas procedurave të përcaktuara në vendim.

Një tjetër kusht është që tarifimi progresiv do të zbatohet vetëm për konsumatorët që kanë matës uji. Shoqëritë janë të detyruara t’i informojnë klientët të paktën 30 ditë përpara nisjes së aplikimit të koeficientëve të miratuar.

Nuk preken vetëm familjarët, por edhe bizneset

Mekanizmi i ri parashikon fasha të veçanta edhe për klientët publikë dhe privatë.

Ndryshe nga familjet, ku kufijtë janë 18 dhe 30 metër kub, për bizneset dhe institucionet publike baza e përllogaritjes do të jetë konsumi mesatar historik i vitit të fundit.

Konsumi deri në këtë mesatare paguhet me tarifën normale. Për sasinë që e tejkalon mesataren, deri në trefishin e saj, mund të aplikohet një koeficient nga 1 deri në 3, ndërsa për konsumin mbi trefishin e mesatares, koeficienti mund të arrijë deri në 4.

Pse po vendoset ky sistem?

Sipas ERRU-së, tarifimi progresiv synon të kufizojë përdorimin e tepruar të ujit dhe të mbrojë burimet ujore, veçanërisht gjatë periudhave të thatësirës dhe muajve kur kërkesa për furnizim rritet ndjeshëm.

Enti argumenton se ndryshimet klimatike, presioni mbi burimet ujore dhe kapacitetet e kufizuara të sistemeve të furnizimit kërkojnë masa për nxitjen e kursimit të ujit.

Megjithatë, sistemi i ri krijon mundësinë që familjet dhe bizneset me konsum të lartë të përballen me fatura dukshëm më të shtrenjta, në varësi të koeficientëve që do të kërkojë çdo ujësjellës dhe që do të miratohen nga rregullatori.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, por rritja konkrete e faturave varet nga aplikimet dhe miratimet e mëvonshme për secilin operator.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjoni, “shpëtimtari” digjital nga korrupsioni
Artikulli tjetër Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.