Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit, do të bllokohet sonte në të dyja senset e lëvizjes. Bllokimi do të nisë në orën 22:00 të kësaj të enjteje dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes.
Në kuadër të kësaj, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut. ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor shqiptar:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes.
Punimet do të zhvillohen duke filluar sot më 19.11.2026 deri nesër më 20.11.2026, nga ora 22:00 – 05:00. Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve.
Marrë nga Dosja.al