KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fier/ “Europetrol” derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë, për të kursyer para
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fier/ “Europetrol” derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë, për të kursyer para
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Fier/ “Europetrol” derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë, për të kursyer para

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 3:20 pm
200 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndotja e rëndë e lumit Gjanica në Fier, e shkaktuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure në ujërat e tij, ka çuar në bankën e të akuzuarve Uzinën e përpunimit të naftës dhe drejtuesin e saj teknik, Robert Shehaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe i ka dërguar ata në gjyq nën akuzën e veprës penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, e parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Uzina e Fierit është në pronësi të kompanisë Al Global Oil, e cila e bleu nga ARMO. Al Global zotërohet 100 për qind nga Europetrol, që në pikat e karburanteve njihet me emrin Eida. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Friden Kuqi.

Si u helmua lumi Gjanica për të kursyer kostot
Hetimet e nisura mbi procedimin penal nr. 1484 të vitit 2023 kanë zbuluar një skemë të pastër abuzimi me mjedisin, e cila kishte si qëllim të vetëm shmangien e shpenzimeve financiare. Ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës në zonën e Drizës, Qendër-Fier, duhej të grumbulloheshin në bllokun e pastrimit dhe t’i nënshtroheshin trajtimit të posaçëm përpara se të shkarkoheshin në pikën e autorizuar.

Por, në vend të filtrimit, ujërat e ngarkuara me lëndë hidrokarbure derdheshin direkt në një përrua, i cili pas vetëm 17 metrash përfundonte në shtratin e lumit Gjanica. Sipas organit të akuzës, kjo ndotje vijoi edhe pasi uzina kishte ndërprerë aktivitetin e saj, pasi ujërat e ndotura ishin lënë në depozitat e bllokut të pastrimit duke vijuar të rrjedhin në natyrë.

Analizat alarmante: Ujëra në “Gjendje të keqe”

Përmasat e dëmit mjedisor janë vërtetuar përmes inspektimeve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe analizave laboratorike. Në kampionet e marra në daljen e vaskës së shkarkimit, prania e produkteve të naftës rezultoi 13,8 mg/l, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin maksimal prej 10 mg/l të përcaktuar në Lejen e Mjedisit.

Për shkak të ngarkesës së lartë ndotëse, ujërat e shkarkuara janë klasifikuar zyrtarisht në Klasën V – “Gjendje e keqe”, duke dëmtuar drejtpërdrejt cilësinë e ujit, si dhe botën bimore e shtazore të lumit Gjanica.

Përgjegjësia penale e drejtuesit dhe kompanisë
Sipas dosjes së Prokurorisë, drejtuesi teknik i uzinës, Robert Shehaj (R.Sh.), kishte dijeni të plotë për këtë pikë shkarkimi dhe kishte detyrimin ligjor e mundësinë fizike për ta mbyllur, kontrolluar ose pajisur me sistem trajtimi, por zgjodhi të mos marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, kompania ‘Al Global Oil’ SHA është marrë e pandehur si person juridik, pasi vepra penale është kryer në emër dhe në dobi të saj. Duke shkarkuar ujërat e patrajtuara në lumë, kompania ka kursyer kostot e pastrimit dhe transportit të mbetjeve të rrezikshme, duke përfituar financiarisht në kurriz të mjedisit dhe shëndetit të banorëve të Fierit, edhe për shkak të mungesës së kontrollit nga organet e saj drejtuese.

Prokuroria e Fierit bën me dije se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit do të vijojë hetimin me përparësi të çdo rasti të ndotjes së lumit Gjanica, i cili mbetet një nga pikat më të nxehta të krimit mjedisor në vend.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës
Artikulli tjetër Zyrtarët e bashkisë së Peqinit dhe një mësues u bënë pronarë tenderash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.