KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zyrtarët e bashkisë së Peqinit dhe një mësues u bënë pronarë tenderash
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zyrtarët e bashkisë së Peqinit dhe një mësues u bënë pronarë tenderash
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Zyrtarët e bashkisë së Peqinit dhe një mësues u bënë pronarë tenderash

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 3:22 pm
161 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Vetëm në dy ditët e fundit, një kompani e quajtur “T&J Construction” SHPK, me seli në Peqin, është shpallur fituese në bashkim operatorësh e tre tenderave me vlerë totale 477 milionë lekë ose rreth 5.3 milionë euro , duke u shtrirë nga jugu në veri të vendit.

Maratona e fitoreve nisi më 16 nëntor në Bashkinë Has, ku në bashkim me “ASI-2A CO” SHPK, fitoi kontratën 92.9 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ushqyes të ujëmbledhësit Llakaj, në një procedurë ku u skualifikuan të 7 konkurrentët e tjerë duke e lënë fituese ofertën më të shtrenjtë.

Vetëm një ditë më pas, më 17 nëntor, kompania mori dy kontrata të tjera në jug të vendit. Në Bashkinë Sarandë, sërish në bashkim me “ASI-2A CO” SHPK, fitoi 244.6 milionë lekë për rikonstruksionin e Kinoteatrit pas skualifikimit të konkurrentit të vetëm, ndërsa në Bashkinë Gjirokastër, në bashkim me “VALONA KONSTRUKSION” SHPK dhe me subjekt mbështetës po “ASI-2A CO”, fitoi 139.4 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi”, pasi garoi e vetme.

Por çfarë fshihet pas kësaj shoqërie që po merr kontrata qindra-milionëshe në gjithë vendin?

“T&J Construction” është një kompani e themeluar në nëntor 2022 nga Julian Manahasa — i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë e Peqinit.

Një analizë e mëtejshme e regjistrave tregtarë dhe transaksioneve publike tregon se në Peqin është ngritur një mekanizëm i ngjashëm me dosjen “5D” të Tiranës. Kjo shoqëri dhe dy kompani të tjera me seli në këtë qytet — “LLUCA” dhe “Impuls 10” — kanë përfituar mbi 730 milionë lekë nga pagesat e deritanishme të bashkive (kryesisht Peqin, Kavajë, Elbasan dhe Krumë), shifër që bashkë me kontratat e kësaj jave i kalon 1.3 miliardë lekë (rreth 13 milionë euro).

Ky rast rihap debatin e madh publik në vend mbi efektin real të Reformës në Drejtësi dhe goditjeve të SPAK-ut: a po e parandalojnë ato korrupsionin, apo po veprojnë vetëm pasi paratë janë shpenzuar?

Ndërsa drejtësia e re ka dhënë sinjale ndëshkimi në nivel qendror, fakti që në Peqin përsëritet identikisht skema e goditur në Tiranë — madje me zyrtarë që nuk fshihen as në letra — tregon se mekanizmat e parandalimit në pushtetin vendor vijojnë të dështojnë.

Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm te “shtruesi i rrugëve”
Menjëherë pas themelimit nga Sekretari i Përgjithshëm Julian Manahasa, “T&J Construction” nisi të merrte pagesat e para publike në vlera të vogla pikërisht nga Bashkia Peqin (rreth 70 mijë euro në total nga kjo bashki).

Shpërthimi i madh i kontratave ndodhi në tetor 2024, kur në drejtimin e kompanisë hyri Emilian Lluca — i cili ka punuar për më shumë se 10 vite (2014–2025) në Bashkinë Peqin si Revizor, Nëpunës taksash, Specialist projektesh dhe Përgjegjës sektori.

Nga tetori 2024 deri në janar 2025, Emilian Lluca mbajti një punësim të dyfishtë, duke punuar njëkohësisht në Bashkinë Peqin dhe si administrator i “T&J Construction”, ku bleu edhe 50% të aksioneve nga Julian Manahasa.

Nga 227 mijë lekë në fund të vitit 2022, “T&J Construction” arriti në 412 milionë lekë arkëtime nga thesari — çuditërisht, pjesa dërrmuese e këtyre parave (mbi 267 milionë lekë) ka ardhur nga dy bashki të drejtuara nga opozita, konkretisht Bashkia Kavajë (154 mln lekë) dhe Bashkia Has/Krumë (113 mln lekë) — duke dëshmuar se interesi i tenderave i bashkon palët përtej ndarjeve politike, përpara se kompania të shpërthente me tre kontratat e fundit në Has, Sarandë dhe Gjirokastër.

Kompania e babait e financuar nga Bashkia e djalit
Emilian Lluca është djali i Naim Llucës, pronarit të kompanisë “LLUCA” SHPK, dhe lidhja mes karrierës së tij në administratë e fondeve publike për biznesin e familjes është e drejtpërdrejtë. Ai e nisi rrugëtimin profesional pikërisht si ekonomist te kompania e babait, ndërsa email-i i tij personal vijon të mbetet edhe sot kontakt zyrtar i “LLUCA” SHPK në QKB.

Më vonë, gjatë viteve 2019–2022, kur mbante postet kyçe si Specialist projektesh dhe Përgjegjës sektori në Bashkinë Peqin, kompania e familjes arriti kulmin e arkëtimeve nga buxheti i shtetit.

Në total, Bashkia Peqin i ka kaluar “LLUCA” SHPK-së 154.5 milionë lekë përmes 79 pagesave, ndërsa po Bashkia Kavajë (e drejtuar nga opozita) i ka paguar 145.4 milionë lekë të tjera. Lidhja nuk u shkëput as në verën e vitit 2026, kur teksa ishte pronar dhe administrator i “T&J Construction”, Emilian Lluca figuronte i punësuar paralelisht edhe si “shofer” te kompania e babait.

Mësuesi i Peqinit me 165 milionë lekë kontrata
Në janar 2024, në Peqin hapet një kompani e tretë me të njëjtin model. Kompania e quajtur “Impuls 10” SHPK, është themeluar me 100 mijë lekë nga Adnand Dranga.

Prej vitit 2012, Adnand Dranga punon me kohë të plotë si mësues i gjuhëve të huaja në Zyrën Vendore Arsimore Peqin. Megjithatë, nga janari 2024 deri në tetor 2026, ai ka mbajtur njëkohësisht punën si mësues në shtet dhe postin e administratorit në kompaninë e tij private.

Nën drejtimin e tij, “Impuls 10” ka fituar brenda pak muajsh 16 kontrata publike me vlerë 165 milionë lekë, 2 prej tyre me flamur të kuq për mungesë konkurrence), kryesisht nga Bashkia Elbasan (113.5 mln lekë) dhe Bashkia Peqin (20.9 mln lekë).

Një 5d e madhe dhe përgjigja e një pytje
Duket se i gjithë Peqini është shndërruar në një “5D” të madhe, me zyrtarë të lartë të bashkisë dhe njerëz të lidhur me pushtetin që themelojnë kompani nga hiçi dhe arkëtojnë dhjetëra milionë euro. Në këtë rast, interesant mbetet fakti se klientët e tyre kryesorë rezultojnë bashkitë e drejtuara nga opozita.

A është kjo një skemë kleringu tenderash, apo janë gara të fituara me drejtësi? Kjo mbetet për t’u parë nga hetimet e institucioneve kompetente si SPAK, ILDKPKI dhe KLSH.

Por një gjë është e sigurt. Përsëritja e një “5D”-je haptaz vetëm pak kilometra larg Tiranës është një përgjigje e madhe mbi pyetjen nëse drejtësia e re po e parandalon korrupsionin apo jo.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fier/ “Europetrol” derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë, për të kursyer para
Artikulli tjetër Rënie historike e euros, për herë të parë zbret nën 90 lekë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.