KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Superiorja rikthehet në fundjavë me javën e 12-të
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Superiorja rikthehet në fundjavë me javën e 12-të
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Superiorja rikthehet në fundjavë me javën e 12-të

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:21 pm
42 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të. Pesë sfida do të zhvillohen në harkun e tri ditëve, me pikë të rëndësishme në lojë si për skuadrat që synojnë kreun, ashtu edhe për ato që luftojnë për të shmangur zonën e fundit të renditjes.

Vëmendja e së premtes do të përqendrohet në Korçë, ku Skënderbeu pret Egnatian kryesuese. Korçarët vijnë në këtë takim me gjashtë ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, ndërsa në kampionat kanë regjistruar tri fitore dhe dy barazime në pesë javët e fundit. Nga ana tjetër, rrogozhinasit kanë fituar tri ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive për të ruajtur distancën nga ndjekësit.

Një tjetër përballje me interes është ajo mes Elbasanit dhe Dinamos. Elbasanasit kërkojnë të reagojnë pas humbjes ndaj Vllaznisë, ndërsa dinamovitët synojnë të ndërpresin një ecuri negative, me dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit.

Në ‘Niko Dovana’ të Durrësit, Teuta do të presë Laçin në një duel mes dy skuadrave që kanë nevojë për pikë. Durrsakët kërkojnë t’i japin fund serisë prej tri humbjesh radhazi, ndërsa kurbinasit, që renditen në vendin e parafundit, synojnë të reagojnë pas dy disfatave të fundit.

Interes të veçantë paraqet edhe përballja Partizani-Vllaznia. Të kuqtë kanë grumbulluar 10 pikë, ndërsa shkodranët kanë 12, duke e kthyer këtë takim në një duel direkt për pozicionet në renditje.

Java e 12-të do të mbyllet të dielën me sfidën Vora-Tirana. Të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të përmbushur objektivat e tyre në kampionat.

Pas dy javësh ndërprerje për shkak të angazhimeve të kombëtareve, Superliga rikthehet kështu me një fundjavë ku çdo pikë mund të ketë peshë në garën për kreun dhe mbijetesën.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Anthropic” arrin vlerësimin prej 2 trilionë dollarësh pas daljes në bursë
Artikulli tjetër Greta Thunberg shfaqet në Tiranë, në protestën para kryeministrisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.