Kompania amerikane e inteligjencës artificiale ka shënuar një rekord historik në tregjet financiare, duke arritur një vlerësim prej rreth 2 trilionë dollarësh në momentet e para të tregtimit në bursë. Kompania, e njohur për zhvillimin e chatbot-it Claude, doli në tregun e aksioneve me një çmim fillestar prej 83 dollarësh për aksion, duke u vlerësuar fillimisht me rreth 1.5 trilionë dollarë.
Por interesi i lartë i investitorëve bëri që aksionet të hapeshin me 111.50 dollarë, duke e çuar përkohësisht kapitalizimin e kompanisë në rreth 2 trilionë dollarë. Ky nivel vlerësimi e vendosi Anthropic mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto të Arabisë Saudite, ekonomia e së cilës llogaritet në rreth 1.34 trilionë dollarë. Në këtë mënyrë, kompania e inteligjencës artificiale arriti një vlerë tregu më të madhe se ekonomia e një prej vendeve kryesore prodhuese të naftës në botë.
Oferta publike fillestare (IPO) e Anthropic siguroi rreth 81.3 miliardë dollarë, duke u renditur si më e madhja e realizuar ndonjëherë në historinë e tregjeve financiare. Megjithatë, pas rritjes së fortë në hapje, aksionet e kompanisë u tërhoqën dhe e mbyllën ditën e parë të tregtimit me 97.17 dollarë. Vlerësimi i Anthropic e vendos kompaninë mes gjigantëve më të mëdhenj të teknologjisë në botë dhe dëshmon interesin e jashtëzakonshëm të tregjeve financiare për sektorin e inteligjencës artificiale.
Marrë nga Apnews.com,