KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fatmir Limaj: Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Fatmir Limaj: Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë
OpinionRajoni

Fatmir Limaj: Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:31 am
166 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Politikani i njohur kosovar, Fatmir Limaj, ka prekur me rrëfimin e tij të rrallë për prapaskenën rreth datës zyrtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Limaj është prekur emocionalisht kur ka kujtuar vizitën në Shqipëri për të njoftuar zyrtarisht shtetin shqiptar për datën e shpalljes së pavarësisë. Në emisionin Oxygen me moderatorin e njohur Besim Dina, Limaj tregon se shpallja e pavarësisë së Kosovës është vendosur në Tiranë me vizitën e Presidentit të SHBA-ve, Xhoxh W Bush, i cili e njoftoi në deklaratën publike me kryeministrin Berisha, por data tregon ai u mbajt sekret.

Më tej ai thotë se autoritetet kosovare caktuan atë dhe Lutfi Hazirin që të shkonin në Tiranë të njoftonin datën, dhe në momentin që i kanë treguar Berishës ai është prekur shumë dhe i kanë rrjedhur lotë gëzimi teksa, thoshte, “u kry edhe kjo, u kry edhe kjo…”, thotë Limaj.

“Në momentin që është diskutuar për datën e shpalljes së pavarësisë kemi patur sugjerime nga miqtë tanë që mos ta tregojmë datën e shpalljes së pavarësisë. Hashimi thoshte, populli e di datën. Për arsye të ndryshmë, ashtu ka qenë një koordimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos publikohej data paraprakisht, për rreziqet e mundshme që mund të vinin…që festimi të ishte i kontrolluar dhe pas shpalljes do duheshin njohjet. Por ka qenë një moment kur kemi ardhur në ditët e fundit, ka qenë tema, ‘çfarë me bërë më Shqipërinë’. Ne kemi kërkuar që shteti shqiptar duhet ta njoftojmë zyrtarisht, pasi kishim rënë dakord që shteti shqiptar nuk do merrte pjesë në festime. Dhe aty është marrë vendim që unë dhe Lutfi Haziri të shkonim në Shqipëri të njoftonim presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Atëherë rruga nuk ka qënë dhe ishte e vështirë, më kujtohe që ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu më dërgoi një helikopter në Kukës për të na dërguar në Tiranë. Ka qenë një moment interesant sepse pilotët që sollën të na merrnin ishin dy isht luftëtarë të mitë, nga Shqipëria, që patën ardhur me luftuar me UÇK-n.

Pilotët na kanë dërguar në Tiranë, jemi takuar me presidentin Topi, me kryeministrin Berisha, i kemi njoftuar zyrtarisht, ka qënë një emocion i jashtëzakonshëm. Ata e dinin se do ndodhë pavarësia sepse presidenti Bush kishte qenë 6 muaj përpara në Tiranë, mirëpo data si datë zyrtare, edhe kur e di, është diçka tjetër kur e thua zyrtarisht. Reagimi (i Berishës) ka qenë i jashtë zakonshëm, veç ia bëntë tavolinës kështu…u kry edhe kjo, u kry edhe kjo, thoshte dhe… vaji gezimit, emocion i papërshkrueshëm…”,- tha Limaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”

Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shakira padit administratën tatimore spanjolle
Artikulli tjetër Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk, për bashkëpunim me FSB-në ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 20 Nëntor, 2026
Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim
Finance Koment Kryesore Politike Sociale 20 Nëntor, 2026
ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.