KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Familjet shqiptare jetojnë në hapësira të vogla, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katror
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Familjet shqiptare jetojnë në hapësira të vogla, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katror
AnalizeKryesoreSociale

Familjet shqiptare jetojnë në hapësira të vogla, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katror

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:35 am
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Popullsia e vendit po tkurret dhe po plaket me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, fluksi i banesave të reja është në rritje, por shumica dërrmuese e atyre që janë në shfrytëzim janë, nën 69 metër katror.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se nga 726,325 banesa të banueshme në të gjithë vendin, 533 mijë ose 65% e totalit ishin më pak se 69 metër katror.

Gjithsesi, me kalimin e viteve, sipërfaqja e banimit është rritur. Në Censin e vitit 2011, në të gjithë vendin u numëruan 709,865 banesa në shfrytëzim, nga të cilat 75% ose 469 mijë ishin nën 69 metër katror.

Të dhënat tregojnë se numri i shtëpive të banueshme nën 40 metër katror ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh. në vitin 2011 kishte 218 mijë banesa që ishin në shfrytëzim nën 40 metër katror, ndërsa më 2023 ishin 127,5 mijë të tilla.

Nga stoku i banesave që janë në shfrytëzim, ende një pjesë e madhe e tyre, rreth 16.6%, janë nën 40 metër katror.

Më tej, sipas Cens 2023 nga banesat që janë në shfrytëzim 23.7% e tyre janë 70-99 metër katror. Në vitin 2011, rreth 17% e banesave në shfrytëzim ishin në këtë nivel sipërfaqe.

Ato mbi 100 metër katror zunë 10% të totalit të banesave në shfrytëzim në vitin 2023, nga 7.7% që zinin në 2011.

Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40% e tyre (365 mijë) në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush.

Sipas të dhënave të Cens 2023, në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.

Burimet nga tregu pohojnë se një pjesë e madhe e banesave bosh janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilat nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit.

Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk, për bashkëpunim me FSB-në ruse
Artikulli tjetër Gjermania: “Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.