KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grevë në fabrikën e Samsung në Indi, punonjësit kërkojnë paga më të larta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Grevë në fabrikën e Samsung në Indi, punonjësit kërkojnë paga më të larta
BotaSociale

Grevë në fabrikën e Samsung në Indi, punonjësit kërkojnë paga më të larta

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2024 5:33 am
106 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Operacionet në fabrikën e gjigantit jugkorean Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të martën, në ditën e dytë të grevës së nisur nga qindra punëtorë, të cilët po kërkojnë rroga më të mëdha.

Greva e nisur pritet të ketë ndikim në shitje në sezonin festiv, që nis qysh prej vjeshtës, pasi shumë persona blejnë produkte teknologjike si dhurata për të tjerët.

Samsung garon me kompaninë tjetër, LG Electronics, por edhe marka tjera vendore. Kompania ka dy fabrika të mëdha në Indi, në të cilat prodhohet në sasi të mëdha.

Dy burime kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se dy fabrikat në Indi sigurojnë 20 deri në 30 për qind të fitimit vjetor të kompanisë, që shkon në 12 miliardë dollarë.

Qindra punëtorë janë parë në fabrikën në Çenai, të cilët kanë ngritur tenda për t’u mbrojtur nga moti i nxehtë. “Po mbajmë grevë për ditën e dytë”, ka thënë lideri i sindikatës së punëtorëve, E. Muthukumar.

Pothuajse gjysma e prodhimit ditor në fabrikë është prekur prej grevës në ditën e parë të grevës, teksa punëtorët kërkojnë paga më të mira, orar më fleksibil të punës dhe që kompania të njohë sindikatën e punëtorëve.

Kompania nuk është përgjigjur në kërkesat për koment. Samsungu ka 1.800 punëtorë në këtë fabrikë, në të cilën kryesisht prodhohen frigoriferë, makina larëse dhe televizorë.

Në fabrikën tjetër edhe më të madhe në Utar Pradesh prodhohen telefona të mençur.

Greva kanë mbajtur edhe 36.000 punëtorët e kompanisë Samsung në Korenë e Jugut, në muajt korrik dhe gusht, me kërkesë për rroga më të mira dhe përfitime shtesë.

Megjithatë, kompania pati thënë në fund të korrikut se greva nuk e ka penguar prodhimin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google
Artikulli tjetër Trump dhe Harris deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në tetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.