KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papa Françesku mesazh për të rinjtë në 10 vjetorin e vizitës në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Papa Françesku mesazh për të rinjtë në 10 vjetorin e vizitës në Tiranë
AktualeKomentSociale

Papa Françesku mesazh për të rinjtë në 10 vjetorin e vizitës në Tiranë

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2024 2:06 pm
126 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një dekadë pas vizitës historike të Papa Françeskut në Tiranë, Ati i Shenjtë i është drejtuar rinisë shqiptare, me një mesazh që promovon paqen dhe shpresën.

Tek sa po mbahet për herë të parë në Shqipëri takimi MED24, një iniciativë e Papa Françeskut për të bashkuar të rinjtë e Mesdheut, gjatë konferencës me temë: “Dialogu ndërfetar mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes”, Imzot Arjan Dodaj, ka prezantuar para të rinjve nga i gjithë Mesdheu, një video-mesazh të Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve shqiptarë.

Papa Françesku thekson rëndësinë e bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke i bërë thirrje të rinjve shqiptarë të vazhdojnë të jenë një shembull i mirë për rajonin dhe botën. Ati i Shenjtë tha gjithashtu se, takimi MED24 është një mundësi për të ndërtuar ura të reja dialogu dhe për të promovuar paqen dhe drejtësinë në rajonin e Mesdheut.

“Të dashur miq, të dashur të rinj shqiptarë dhe të Mesdheut,  Është për mua gëzim të di që ju jeni mbledhur në Tiranë, pikërisht 10 vjet pas vizitës sime në vendin tuaj të dashur, në vitin 2014. Nuk mund ta harroj dhe kujtohem për atë udhëtim të paharrueshëm, ku kam mundur të takoj popullin tuaj, një popull me larmishmëri portretesh, por i bashkuar nga kuraja. Siç ju thoja atëherë të rinjve: – “Ju jeni breznia e re e Shqipërisë”, – shtoj sot të dashur të rinj të pesë brigjeve të Mesdheut: – “Ju, breznia e re, jeni e ardhmja e rajonit të Mesdheut”. Të gjithë jemi shtegtarë të shpresës, që ecim në kërkim të së vërtetës, duke e jetuar fenë tonë ndërsa ndërtojmë paqen – e Paqja duhet të ndërtohet!

Hyji i do të gjithë njerëzit dhe nuk bën dallime mes nesh. Vëllazëria midis pesë brigjeve të Mesdheut që ju po ndërtoni është përgjigjja, – është përgjigjja –, është përgjigjja më e mirë, që ne mund t’u ofrojmë konflikteve dhe indiferencave, që vrasin, sepse: Indiferenca vret!

Mësoni së bashku që të lexoni shenjat e kohës. Soditni ndryshimin e traditave tuaja si një pasuri, një pasuri të kërkuar nga Hyji. Uniteti nuk është uniformitet dhe diversiteti i identiteteve tona kulturore dhe fetare është një dhuratë e Hyjit.  Pra, Unitet në Diversitet! Lejoni të rriteni në vlerësimin reciprok, siç dëshmojnë të parët tuaj.

Vendosni në qendër zërat e atyre, që nuk dëgjohen. Po mendoj më të varfërit, që vuajnë të qenit të konsideruar si barrë, ose si trazim. Po mendoj ata, që ndonëse të rinj, shpeshherë duhet të braktisin vendin e tyre për një të ardhme më të mirë. Kini kujdes për secilin: pasi nuk flitet për numra, por për persona dhe çdo person është i shenjtë. Flitet për fytyra, dinjiteti i të cilave duhet të jetë i promovuar dhe i mbrojtur: T’i biem mohit kulturës së frikës për të hapur portën e mikpritjes dhe të miqësisë!

Si një liqen i madh i Tiberiadit, që i është besuar përkujdesjes suaj, banoni brigjet e këtij pellgu, që ju bashkon – Mesdheu ju bashkon! Ju bashkon si një lulishte e bukur për t’u kultivuar. Ruani shpirtin e shërbimit në çdo situatë, kini kujdes për çdo krijesë, që iu është besuar duarve tuaja!

Mësoni të dini të ecni në gjurmët e martirëve tuaj! Kuraja e tyre është dëshmi e gjallë, që mund të frymëzojë angazhimet tuaja për t’iu rezistuar të gjitha dhunave, që shpërfytyrojnë njerëzinë tonë, siç diti të bëjë, vetëm 22 vjeçe, e Lumja Marije Tuci.

Ju besoj te Maria, Nëna e Këshillit të Mirë, që gjithmonë hedh vështrimin e Saj me dashuri dhe dhimbje mbi ngjarjet e tokës suaj. Mësoni nga Zemra e Saj e Papërlyer që të jeni shtegtarë të palodhur të shpresës e të ndiqni shenjat e Hyjit që Mesdheu të rigjejë fytyrën e vet më të bukur: atë të Vëllazërisë dhe të Paqes dhe që të mos jetë më një varrezë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen zgjedh sllovenen Marta Kos, Komisionere të Zgjerimit
Artikulli tjetër META ndalon mediat shtetërore ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.