KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve
AnalizePolitike

Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2024 5:18 pm
120 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë nga një udhëheqës gjerman me vetëm 18 për qind, sipas një sondazhi të publikuar në shtator nga Infratest Dimap. E kundërta e Scholzit, ish-kancelarja Angela Merkel gëzonte një vlerësim mesatar të besimit prej 76 për qind gjatë 16 viteve të qeverisjes, ku vlerësimin më të ulët e kishte 46 për qind që erdhi si shkak i politikave të saj për kufijtë e hapur gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2016.

Popullariteti i Scholz po bie vazhdimisht, ndërsa kulmoi në zgjedhjet evropiane të qershorit, ku partia që drejton mori besimin e 14 për qind të qytetarëve pas partisë më të madhe opozitare të Gjermanisë dhe partive të tjera siç është ajo e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë. Megjithëse popullariteti i Scholzit është veçanërisht i ulët, liderët e tjerë evropianë nuk po ecin shumë më mirë, ku shumë fytyra të njohura të kontinentit po marrin rezultate të ulëta sipas të dhënave të sondazheve të mbledhura gjatë tre muajve të fundit në vendet e tyre përkatëse, sipas Euronews.

Pse evropianët janë të zhgënjyer me liderët e tyre?

Megjithëse masa e popullaritetit të secilit lider është shpesh për shkak të rrethanave në vendin e tyre, Jan Kubik, drejtor i Shkollës UCL të Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore në University College London, tha se një ndjenjë e përgjithshme zhgënjimi me “politikën si zakonisht” mund të jetë përgjegjës për vlerësimet përgjithësisht të ulëta të liderëve në Evropë.

“Ka një ndjenjë të prekshme pakënaqësie të shkaktuar nga perceptimi se bota nuk është në gjendje të mirë, dhe askush nuk e di se si ta përmirësojë situatën”, tha Kubik, duke shtuar se Evropa gjithashtu ka mungesë të vizionarëve pozitivë në peizazhin e saj politik, i cili është i trazuar nga dy luftëra të mëdha dhe rritja e popullaritetit të së djathtës ekstreme.

Megjithatë, disa liderë mund të marrin frymë lehtë pasi mbështetja e tyre nuk është shumë më e ulët sesa e paraardhësve të tyre. Kubik vë në dukje se kryeministri polak, Donald Tusk po ballafaqohet me ulje të besimit që nga marrja e detyrës. Megjithatë, deri më tani, mosbesimi ndaj tij nuk është aq i lartë sa ishte për liderin e ish-partisë “Ligj dhe Drejtësi” në pushtet, ose partinë PiS, dhe rivalin kryesor politik të Tuskut, Jarosław Kaczyński.

Erozioni gradual i besimit të Tusk mund të shpjegohet duke parë polarizimin në rritje të Polonisë, sipas Kubik, si dhe përpjekjet kontroverse të Tusk për të riparuar dëmet e bëra ndaj demokracisë nga paraardhësit e tij të krahut të djathtë nga PiS një proces që përfshin përballjen e tij me rregullat e futuruara nga ish-qeveria e Polonisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka besimin e 30 për qind të qytetarëve, nuk është i vetmi politikan që ka popullaritet të ulët brenda Francës, pasi që edhe udhëheqës të tjerë kanë qenë në të kaluarën jopopullorë. Në vitin 2016, ish-presidenti francez, François Hollande kishte vetëm 4 për qind të mbështetjes së francezëve sipas një sondazhi.

Megjithatë, analisti politik francez, François Valentin i tha Euronews se Macron e ka bërë veten të papëlqyer në Francë pasi e ka vendosur vetveten në qendër të vendimeve politike duke u ekspozuar ndaj reagimeve të mëdha të francezëve nëse kërkesat e tyre nuk përputhen me politikat e qeverisë së tij.

“Kjo qasje funksionoi në favor të tij kur ishte i ri, tani po punon kundër tij. Sidomos tani që është gjithnjë e më i izoluar, madje edhe brenda sferës së tij politike”, tha Valentin.

Sa i përket Scholzit, mungesa e prezencës së tij në skenën publike është përmendur shpesh si një arsye për jopopullaritetin e tij.

“Shumë njerëz e ndjejnë mungesën e tij në skenën publike, duke shpjeguar vendimet e tij dhe politikat e qeverisë federale për votuesit. Ai gjithashtu nuk duket të jetë shumë i përgjegjshëm ndaj kërkesave publike”, tha Antonios Souris, profesor i shkencave politike në Universitetin Freie në Berlin.

 

Marrë nga Euronews

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konfiskime në letër
Artikulli tjetër Aftësitë dixhitale, raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.