KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një muaj larg zgjedhjeve në SHBA, Harris dhe Trump në garë të ngushtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Një muaj larg zgjedhjeve në SHBA, Harris dhe Trump në garë të ngushtë
BotaOpinion

Një muaj larg zgjedhjeve në SHBA, Harris dhe Trump në garë të ngushtë

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2024 6:01 pm
104 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vetëm një muaj na ndan nga zgjedhjet e bujshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa pritet përballja kokë më kokë e demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

5 nëntori 2024 do të sjellë një drejtues të ri në Shtëpinë e Bardhë, me Harris e cila nëse zgjidhet do të shënjohet në histori, si presidentja e parë grua në SHBA, ndërsa Trump do të rikthehet në karrigen që drejtonte dikur, këtë herë me synime të qarta.

Fushata intensive do të vijojë edhe këtë muaj, ku rivalët Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël.

Sondazhet tregojnë se nënpresidentja Harris, e cila pasoi Joe Biden pas tërheqjes së bujshme nga gara, gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, Trump u zotua t’i mbronte gratë, për të cilat tha se janë më të varfra, me më shumë probleme shëndetësore dhe më pak të sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnë më shumë para për ushqimet dhe gjithçka tjetër se sa shpenzonin katër vjet më parë. Janë më të stresuara, më të dëshpëruara dhe të pakënaqura se sa ishin katër vjet më parë. Unë do t’i rregulloj të gjitha këto probleme”, u premtoi Trump grave amerikane.

Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse Trump renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra, kjo e fundit ka shprehur se ndalimi i abortit kufizon të drejtat e grave. Ish-presidenti emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit.

“Nuk është e nevojshme që dikush të braktisë besimin fetar apo bindjet e veta për të rënë dakord se shteti nuk duhet t’u tregojë grave se çfarë duhet të bëjnë. Gratë mund të zgjedhin vetë nëse duan të flasin me priftin, rabinin apo hoxhën. Pra nuk i takon qeverisë apo Donald Trumpit që t’u thotë grave se çfarë të bëjnë me trupin e tyre”, tha Harris.

Por nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve. Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune. Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive.

Votimi i hershëm ka vazhduar tashmë në 23 shtete. Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, mendohet që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Arizonën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Manchester City e Arsenal fitojnë me përmbysje, Liverpool ruan kreun e Premier League
Artikulli tjetër Bundesliga: ‘Aspirinat’ befasohen nga Holstein Kiel, Dortmundi mposhtet nga Union Berlini

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.