KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erdogan nga Beogradi: Do të thellojmë bashkëpunimin, në industrinë e mbrojtjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Erdogan nga Beogradi: Do të thellojmë bashkëpunimin, në industrinë e mbrojtjes
OpinionRajoniZhvillim

Erdogan nga Beogradi: Do të thellojmë bashkëpunimin, në industrinë e mbrojtjes

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:38 pm
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të premten në Beograd se Turqia dhe Serbia do të punojnë së bashku për zhvillimin e industrive të tyre të mbrojtjes dhe se dronët turq do të jenë pjesë e bashkëpunimit dypalësh.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Beograd, gjatë së cilës tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë janë në kohërat e tyre të arta. Presidenti Erdogan tha se me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç kanë shkëmbyer pikëpamje për çështjet globale, por edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajon.

“Ne nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan. Në këtë kuadër është e rëndësishme t’u qasemi me mendje të hapur tensioneve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Edhe një herë, konfirmuam vendosmërinë tonë për të mbrojtur qëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse Bosnja është politikisht shumë e cenueshme dhe kjo duhet të ndryshojë sa më parë që të jetë e mundur. Mendoj se Serbia do të luajë një rol konstruktiv për këtë”, tha Presidenti Erdogan.

Udhëheqësi serb e siguroi atë se Beogradi do të mbështesë tërësinë dhe sovranitetin e Bosnjës por edhe tërësinë e Republikës Serbe brenda saj.

Të dyja vendet nënshkruan të premten një sërë marrëveshjesh ndërsa vunë theksin te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

“Turqia dhe Serbia duhet të bëjnë një hap së bashku dhe ky hap është krijimi i një industrie të mbrojtjes për të siguruar ruajtjen e paqes”, tha Presidenti Erdogan, duke nënvizuar se “mundësitë e Turqisë në fushën e dronëve do të jenë pjesë e hapave në industrinë e mbrojtjes”.

Kërkesa ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronët Bayraktar është rritur pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Kompania prodhuese e këtyre dromëve, Baykar, ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje eksporti me rreth 30 vende, përfshirë Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Të enjten, gjatë vizitës së Presidentit Erdogan në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se Ankaraja do t’i japë Tiranës një numër “të konsiderueshëm” dronësh kamikaz por pa treguar sasinë apo llojin e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërcënohen me vdekje meteorologët në SHBA, pas dy uraganeve të fuqishme
Artikulli tjetër Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze, në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares
Aktuale Fokus Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 21 Shtator, 2026
Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.