KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Heqja e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnjës, Sarrazin: Lëvizje pozitive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Heqja e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnjës, Sarrazin: Lëvizje pozitive
OpinionPolitikeRajoni

Heqja e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnjës, Sarrazin: Lëvizje pozitive

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 6:30 pm
113 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e ka cilësuar lëvizje pozitive heqjen e njëanshme të vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës. Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Albin Kurti gjatë samitit të Procesit të Berlinit ndërsa heqja e vizave do të hyjë në fuqi nga janari i vitit që vjen.

“Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, tha Sarrazin.

Emisari gjerman tha se ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit, ndërsa shtoi se shpreson që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit. Ai më tej theksoi se evropianët nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, kryetarit të Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, për bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje e Hercegovinë.

“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por, po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë,” tha ai.

Emisari i Gjermanisë i quajti domethënëse arritjet e samitit të Berlinit ku përfshihet plani i ri i veprimeve për tregun e përbashkët rajonal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U dënua për shkak të pikturës së vajzës kundër luftës në Ukrainë, lirohet nga burgu babai rus
Artikulli tjetër Gjermania U21 siguron Evropianin, Gruda luan 57 minuta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.