KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
AnalizeBotaOpinion

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 10:27 am
126 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë nga autoritetet finlandeze. “Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, që synojnë këtë flotë,” thanë së bashku të enjten Komisioni Evropian dhe shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

BE-ja dyshon gjithashtu si Finlanda,  se transportuesi i naftës është i lidhur me Rusinë. “Anija e dyshimtë është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin dhe në të njëjtën kohë financon buxhetin e luftës ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Punëve të Jashtme Kaja Kallas.

Natën e Dytë të Krishtlindjeve, hetuesit finlandezë hyjnë në një cisternë nafte në Detin Baltik.  Anija “Eagle S” nën flamurin e Ishujve Kuk ndodhej në mënyrë të dyshimtë pranë linjës së energjisë Estlink 2 midis Estonisë dhe Finlandës, e cila ndali së punuari papritur në ditën e Krishtlindjes. “Ne dërguam një anije patrullimi te cisterna dhe zbuluam se spirancat nuk ishin në vend. Prandaj kishim arsye të besonim se diçka e çuditshme po ndodhte”, u shpreh nënkryetari i rojes kufitare Markku Hassinen në një konferencë shtypi.

Sulmet hibride në rajonin e Detit Baltik janë shtuar

A është fjala për një aksident në linjën e energjisë? Autoritetet finlandeze nuk e besojnë këtë. Ato po e hetojnë rastin si sabotim të rëndë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës,  sulmet hibride janë shtuar në rajonin e Detit Baltik. Finlanda është shpesh objektiv i sulmeve të tilla. Dhe nuk është e pazakontë që Rusia të luajë rol në këtë, thotë Hiski Haukkala, kreu i Institutit Finlandez të Politikës së Jashtme në Helsinki.

Rusia po teston kufijtë e saj dhe po kryen sulme të tilla hibride gjithnjë e më agresive. Kjo mbulon të gjithë spektrin e aktiviteteve, thekson Haukkala, “duke filluar nga fushatat e dezinformimit deri te format më agresive të sulmeve kibernetike dhe ndoshta edhe aktet fizike të sabotimit siç kemi parë këtu në Evropë”.

Jo shumë larg, në nëntor pati një dëmtim të kabllove të të dhënave midis Finlandës dhe Gjermanisë, si dhe Suedisë dhe Lituanisë. Edhe aty hetuesit kishin në shënjestër një anije të huaj. Por ndryshe nga rasti i nëntorit, autoritetet finlandeze mund të ekzaminojnë anijen këtë herë. Për shkak se “Eagle S” është në ujërat territoriale finlandeze, hetuesit mund të hyjnë në bord, të bisedojnë me ekuipazhin dhe të mbledhin prova. “Ne supozojmë se anija është pjesë e flotës hije. Sipas informacioneve tona, ajo mbante benzinë ​​pa plumb që u mbush në një port rus,” thotë Sami Rakshit, kreu i doganave finlandeze.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FBI gjeti prova që Covid-i ishte rrjedhje laboratorike
Artikulli tjetër Zgjedhjet në Kosovë, mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim
Finance Koment Kryesore Politike Sociale 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.