KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet në Kosovë, mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zgjedhjet në Kosovë, mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Zgjedhjet në Kosovë, mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 10:29 am
137 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi bëri të ditur se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Më 26 dhjetor, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje tha se synonte që të zgjaste periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës deri të dielën. Por, mbledhja e KQZ-së dështoi për shkak se në të nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025. Në këto zgjedhje, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës. Më herët gjatë dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se do të jenë 22 kuti postare në 22 shtete të ndryshme ku pjesëtarët e diasporës do të mund të votojnë. Ndërkaq, votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550.000 persona. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
Artikulli tjetër Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.