KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 10:31 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).

Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë. Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center. Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.

Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese. Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%. Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call-center.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Kosovë, mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora
Artikulli tjetër Putin: Biden më propozoi shtyrjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO deri në 15 vite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.