Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie të mbajtur më 27 tetor për të kujtuar viktimat e sulmit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.
Protestuesit brohoritën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë, duke e detyruar Netanyahun që ta ndërpresë adresimin, pak pasi nisi të fliste. Kjo ngjarje, në kujtim të viktimave të sulmit të 7 tetorit 2023, është transmetuar drejtpërdrejt në mbarë Izrealin.
Shumë izraelitë e fajësojnë Netanyahun për dështime që ia mundësuan Hamasit të kryejë sulmin në jug të Izraelit tetorin e vitit të kaluar. Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gazë nga Hamasi.