KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë qëndron pas trazirave të fundit në Britani?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë qëndron pas trazirave të fundit në Britani?
BotaOpinion

Çfarë qëndron pas trazirave të fundit në Britani?

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2024 10:06 pm
129 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet britanike po përpiqen të identifikojnë shkaqet e protestave të dhunshme të së djathtës ekstreme që shpërthyen në gjithë vendin në fillim të muajit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ndërsa disa fajësojnë racizmin dhe përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të tjerë fajësojnë problemet e thella ekonomike dhe sociale në vend.

Britania u trondit nga dhuna shtatëditore, që u shoqërua me plaçkitje dhe djegie ndërtesash publike. Në shënjestër ishin bizneset e pronarëve nga grupet e pakicave. Xhamitë u bënë objekt sulmesh në valën e dhunës kundër myslimanëve. Protestuesit dogjën hotelet ku mendohet se strehoheshin azilkërkuesit.

“Duam që të marrë fund ardhja ilegalisht e njerëzve me varka nga vende të sigurta”, thotë Karina, një protestuese kundër emigracionit.

Më shumë se një mijë individë janë arrestuar.

Shkak për dhunën u bë një sulm me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë në Southport pranë Liverpool-it, që rezultoi në vdekjen e tre vajzave, gjashtë, shtatë dhe nëntë vjeç.

Njoftimet e rreme të shpërndara fillimisht nga një faqe e panjohur interneti e quajtur ‘Channel3 Now’ e identifikuan gabimisht vrasësin si një azilkërkues mysliman që kishte mbërritur me varkë. Lajmi i rremë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Në Southport shpërtheu dhuna dhe brenda pak orëve u përhap edhe në qytete të tjera.

“Dhuna fillestare nisi nga një gënjeshtër. Në një farë mase mendoj se është mjaft e drejtë të fajësosh mediat sociale”, thotë Anand Menon, profesor në Universitetin “King’s College”.

Shumë analistë fajësojnë ndarjet e thella sociale.

“Tensione të ngjashme po ndodhin në shumë vende, deri diku edhe në Shtetet e Bashkuara, ku po shfaqen ndjenja nacionalizmi, një ndjenjë se njerëzit po përbuzen”, thotë Stephanie Alice Baker, sociologe në Universitetin e qytetit të Londrës.

Kritikët akuzuan për nxitjen e dhunës disa politikanë të krahut të djathtë, veçanërisht Nigel Farage, kreun e partisë Reforma, që është kundër imigracionit. Zoti Farage e mohon me forcë akuzën.

Në kanalin e tij në YouTube, zoti Farage ka bërë publike më parë hotelet që strehojnë azilkërkuesit. Demonstrata shumë më të mëdha kundër të djathtës ekstreme janë zhvilluar që atëherë në të gjithë Britaninë dhe trazirat janë zbutur.

Mbi një mijë individë janë arrestuar dhe qindra janë dënuar për vepra të lidhura me trazirat. Ndaj shumë të tjerëve janë ngritur akuza për shkelje në lidhje me postimet në mediat sociale.

Pronari i rrjetit X, Elon Musk, është përballur me kritika për lejimin e postimeve të tilla. Vetë ai shkroi për protestat e ekstremit të djathtë duke u shprehur se “lufta civile është e pashmangshme”.

“Pajtohem që pas kësaj trazire, ne duhet t’i shikojmë më në thellësi mediat sociale”, tha Kryeministri britanik Keir Starmer.

Qeveria ka paralajmëruar se dhuna mund të shpërthejë sërish.

“Mbretëria e Bashkuar, gjatë 10-15 viteve të fundit, ka pasur rritje ekonomike shumë të vogël dhe nuk ka bërë sa duhet për shumë njerëz që janë në vështirësi ekonomike. Kjo nuk e justifikon dhunën në asnjë mënyrë apo formë. Mendoj se është absolutisht e përshtatshme të mendohet, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur, a ka arsye që i bëjnë njerëzit të ndihen kaq të dëshpëruar saqë janë më të prirur (për revolta) se të tjerët? ”, shtron pyetjen profesori Anand Menon me Universitetin King’s College.

Dhuna i ka shtuar dhimbjet për familjet e fëmijëve të vrarë në qytetin Southport. 17-vjeçari Axel Muganwa Rudakubana, i lindur në Britani, akuzohet për vrasjen e tre vajzave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West

Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez

Çfarë do të ndodhë me protestën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Numri i të vdekurve i kalon 40 mijë, në Gaza
Artikulli tjetër Meta: SPAK, tentativa për të bllokuar llogaritë bankare të Partisë së Lirisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Korrik, 2026
Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
Analize Fokus Koment Kryesore Kulture Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.