KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: CNN: A po afron sulmi i Izraelit mbi Iran?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > CNN: A po afron sulmi i Izraelit mbi Iran?
BotaOpinionZhvillim

CNN: A po afron sulmi i Izraelit mbi Iran?

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2024 9:41 am
144 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Irani po përjeton momentet vendimtare përballë një sulmi të mundshëm izraelit dhe po bën përpjekjet e fundit për ta parandaluar një gjë të tillë.

Burime diplomatike për prestigjiozen amerikane CNN, bëjnë me dije se Teherani po bën një diplomaci intensive për të bindur shtetet e Gjirit Persik, aleatë me SHBA-në, që të parandalojnë një përshkallëzim të situatës.

Ankthi i Iranit buron nga pasiguria nëse SHBA mund ta bindë Izraelin të mos godasë objektet bërthamore dhe objektet e naftës iraniane, dhe fakti që milicia e tij më e rëndësishme përfaqësuese në rajon, Hezbollahu, është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake izraelite në javët e fundit, citojnë burimet për CNN.

SHBA ka qenë duke u konsultuar me Izraelin se si planifikon t’i përgjigjet sulmit të Iranit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të synojë vendet bërthamore iraniane ose fushat e naftës. Presidenti i SHBA Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, biseda e tyre e parë në pothuajse dy muaj , duke i thënë atij se hakmarrja e Izraelit duhet të jetë “proporcionale”.

Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin, tha një diplomat arab për CNN.

Kabineti i sigurisë i Izraelit nuk ka marrë ende një vendim se si të vazhdojë, tha një zyrtar izraelit për CNN. Dhe ndërsa hendeku midis pozicioneve të SHBA-së dhe Izraelit po ngushtohet, ai mund të mos mbetet i tillë, tha një zyrtar amerikan, shkruan A2.

Sakaq, SHBA ka nxituar të armatosë aleatin e saj në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA miratoi shitjet e municioneve për sisteme të shumta raketahedhëse me vlerë 1.2 miliardë dollar. Shitja e raketave GMLRS dhe ATACMS “do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së duke ndihmuar në rritjen e sigurisë së një partneri të rëndësishëm rajonal”, tha Agjencia e Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e SHBA. Po ashtu SHBA e ka pajisur Emiratet edhe me municioni i uraniumi e cila është elementi radioaktiv i cili përdoret për t’i dhënë raketave fuqi të veçantë depërtuese.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u hodhën në kosh 3.3 milionë euro, në aksin Tiranë-Durrës
Artikulli tjetër Qendrat e emigrantëve në Lezhë, ARD: Shtetet e BE-së nuk e shohin si model

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.