KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani
AktualeAnalizeBotaSocialeTe Tjera

Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 10:17 am
119 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një ofertë e pazakontë për shitjen e donerit me vetëm 1 euro ka shkaktuar kaos në qytetin gjerman të Dortmundit. Qindra persona, kryesisht të rinj, u dyndën përpara një lokali të sapohapur, ndërsa situata doli jashtë kontrollit dhe përfundoi me përplasje të dhunshme me policinë.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 8 nëntor, në rrugën Körner Hellweg, ku pronari i një lokali kishte vendosur të festonte hapjen e biznesit duke ofruar doner me një çmim simbolik prej vetëm 1 euroje.

Oferta ishte reklamuar gjerësisht në internet dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e qytetarëve. Sipas Policisë së Dortmundit, deri në 300 persona, shumica adoleshentë dhe të rinj, u grumbulluan përpara lokalit. Ndërkohë, pronari pretendoi se numri i pjesëmarrësve kishte arritur në rreth 1 mijë.

Për të menaxhuar fluksin e klientëve, pronari kishte kontraktuar paraprakisht një kompani private sigurie. Megjithatë, rojet nuk arritën të kontrollonin turmën, ndërsa mes personave që prisnin në radhë nisën shtyrjet dhe përplasjet.

Situata u përkeqësua kur turma nisi të pengonte edhe qarkullimin rrugor.

Rreth orës 14:15, pronari u detyrua të telefononte numrin e emergjencës 110 dhe të kërkonte ndihmën e policisë.

Me mbërritjen e efektivëve, oferta promocionale u ndërpre dhe qytetarëve iu kërkua përmes altoparlantëve të largoheshin nga zona.

Por ndërhyrja e policisë u pasua nga akte dhune.

Sipas autoriteteve gjermane, disa persona nga turma nisën të godisnin efektivët me gurë, mjete piroteknike, bombola gazi për të qeshur, një karrige dhe madje një skuter elektrik.

Një automjet policie u dëmtua pasi u godit me gurë.

Për të rivendosur rendin, autoritetet mobilizuan forca shtesë të policisë, përfshirë njësi speciale të gatishmërisë. Në operacion u angazhuan rreth 100 efektivë dhe një helikopter policie, i cili monitoroi situatën nga ajri.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, turma u shpërnda dhe situata u qetësua.

Policia njoftoi se një person kundërshtoi urdhrin për t’u larguar nga zona dhe bëri rezistencë gjatë ndërhyrjes së efektivëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë alarmi, e cila u sekuestrua. Personi u la i lirë pas përfundimit të procedurave policore.

Autoritetet nisën disa procedime penale për kundërshtim të punonjësve të policisë, prishje të rendit publik, dëmtim prone dhe fyerje.

Drejtori i Policisë së Dortmundit, Tim Frommeyer, dënoi ashpër dhunën ndaj efektivëve, duke theksuar se personat që sulmojnë policinë nuk mund të konsiderohen thjesht të rinj që kërkojnë argëtim, por autorë të veprave penale.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pamje filmike nga vendngjarja, të cilat po analizohen për identifikimin e personave të përfshirë në sulme.

Ndërkohë, autoritetet bashkiake vendosën të ndalonin përkohësisht aktivitetin e lokalit. Hetimet do të përcaktojnë nëse pronari mban përgjegjësi për organizimin dhe menaxhimin e ofertës që shkaktoi grumbullimin masiv.

Nga 4 euro në 9 euro, doneri kthehet në simbol të shtrenjtimit të jetesës

Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të çmimit jashtëzakonisht të ulët të ofruar nga biznesi.

Në Gjermani, një doner kushton aktualisht mesatarisht nga 7,50 deri në 9 euro, ndërsa përpara vitit 2020 çmimi ishte rreth 3,50 deri në 4 euro.

Rritja e kostove të energjisë, ushqimeve dhe lëndëve të para ka ndikuar ndjeshëm në shtrenjtimin e këtij ushqimi, një nga më të konsumuarit në Gjermani.

Sipas The Guardian, në vend shiten më shumë se 1,3 miliardë donerë në vit, ndërsa rritja e çmimit të tyre është kthyer në një simbol të inflacionit dhe kostos së jetesës.

Doneri, i popullarizuar nga emigrantët turq në Berlinin Perëndimor më shumë se 50 vite më parë, është sot pjesë e pandashme e kulturës ushqimore gjermane.

Madje, ky ushqim është bërë edhe objekt i një mosmarrëveshjeje mes Gjermanisë dhe Turqisë, pasi organizata turke kërkoi njohjen e tij në Bashkimin Europian si specialitet tradicional, një nismë që u kundërshtua nga Berlini dhe më pas u tërhoq.

Pas incidenteve në Dortmund, pronari i lokalit deklaroi se donerët e mbetur do t’ia dhuronte një organizate bamirëse që ndihmon personat e pastrehë.

Ajo që nisi si një ofertë promocionale për të tërhequr klientë përfundoi me ndërhyrje masive policore, procedime penale dhe mbylljen e përkohshme të biznesit.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KFC pushton pistat luksoze të skive në Itali, shpërthen revolta
Artikulli tjetër Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi bën “biznes” me Sokol Topçiun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.